Kampionati Europian i Futsallës për priftërinj në Shkodër, Duka: Futbolli, forcë e jashtëzakonshme

Kampionati Europian i Futsallës për priftërinj në Shkodër, Duka: Futbolli, forcë e jashtëzakonshme

Mesha para nisjes se kampionatit europian

Nga datat 5-9 shkurt do të zhvillohet në Shkodër dhe më konkretisht në pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’ kampionati Europian i Futsallës për Priftërinj ku marrin pjesë 17 vende. Në prag të nisjes së këtij Europiani, i 16 në histori, u mbajt një meshë e shenjtë e zhvilluar në Katedralen Shën Shtjefnit të Shkodrës.

Në këtë meshë të shenjtë të udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore, mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse.

“Së pari jam i lumtur, si gjithmonë kur vij në Shkodër, e aq më tepër që ndodhem në mes jush. Dhe jo pa shkak. Jo vetëm unë, por i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, i është mirënjohës religjionit tuaj. Sepse pikërisht këtu në Shkodër, u ndez shkëndija e parë e vullkanit – futboll. Kjo ndodhi gati 120 vjet më parë, në fillimet e shekullit të kaluar, kur një prift i ardhur nga Malta, mbërriti në kolegjin saverian dhe solli një top të vërtetë futbolli, bashkë me rregulloren e lojës. Që atëherë, futbolli u përhap si epidemi, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

Ju nesër do të nisni një aktivitet të ri futbollistik. Kjo lidhje me futbollin, nuk është një gjë e re për ju, teksa kampionatin e parë e keni zhvilluar në vitin 2006. Personalisht u gëzova shumë kur mësova, se këtë vit Kampionati i XVI Europian i Futsal mes priftërinjve do të zhvillohej në Shkodër. Në emrin dhe të gjithë komunitetit të futbollit dua t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri të 17 skuadrave pjesëmarrëse.

Ky nuk është thjesht dhe vetëm një turne sportiv, nuk është thjeshtë një garë, por njëkohësisht edhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të ndarë me njëri-tjetrin përvojat kulturore, fetare, traditat dhe vlerat më të mira që çdo vend përfaqëson. Ju garantoj se, ashtu si edhe deri më tani, do të keni mbështetjen e institucionit të futbollit shqiptar në çdo hapin tuajin.”

Pjesmarrëse në këtë kampionat Europian janë Kroacia, Italia, Çekia, Bjellorusia, Mali i Zi, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Serbia, Kazakistani, Portugalia, Austria, Sllovenia, Kosova, Polonia dhe Bosnja.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj