Nga 7 qershori në Shëngjin të Lezhës po organizohet kampionati europian i snookerit. Një sport që luhet në tavolinë bilardoje, por me rregulla të tjera. Pjesmarrës në këtë aktivitet janë 40 shtete europiane dhe 450 sportistë gjithsej, pasi përveç kategorisë së të rriturve garojnë edhe të rinjtë.
“Snooker është një lojë elitare që performohet nga të gjitha shtresat. Mbretër, president, të rinj, të reja. 40 shtete europiane votuan që Shqipëria të jetë organizatore e të këtij kampionati. Ne përfaqësohemi në të gjitha disiplinat, sin ë U-18, U-21 me talente. Kemi talentin Kledi Kaçi nga i cili shpresojmë të marrim titullin kampion në Europian. Kuptohet që ne kemi 6 vite që merremi me këtë sport, ndërsa bota ka 300 vjet që e performon si sport,”-u shpreh Ogert Shkrepa, president i federatës së snookerit.
Për federatën europiane të snookerit në këtë rast Shqipëria ishte shpëtimtarja e saj.
“Dua të falenderoj personalisht Shqipërinë për këtë organizim. Ishte planifikuar të zhvillohej në Ukrainë, por për shkak të luftës ishte e pamundur. Vetëm 2 muaj më parë e pyeta presidentin e federatës shqiptare të snokerit nëse mund ta organizonte dhe ai pa hezituar tha po,”-deklaroi Maxime Cassis, president i federatës europiane të snookerit.
Shëngjini i Lezhës është hera e dytë që mirëpret kampionatin europian të snookerit, i cili këtë herë do të zgjasë deri më datën 19 qershor.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5556
Lajme të tjera
-
Shëngjini turistik i lënë pas dore, s’ka investime në rrugë e kanalizime! Banorët: Problem prej 40 vitesh
22 Mars, 17:34
-
Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë
21 Mars, 10:52
-
Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 3 muaj pa marrë pagat! Do të bllokojmë punën nëse nuk do të marrim paratë (VIDEO)
21 Mars, 09:28
-
E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin
20 Mars, 18:16
-
Ishin duke shkuar për në Kishën e Laçit, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe bie përmbys në përrua! Shpëtojnë mrekullisht dy të rejat (FOTO)
20 Mars, 11:41
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejton meshën e shenjtë në Rrëshen: Të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare
19 Mars, 18:17
-
‘Thahet’ për ujë lagja ‘Demokracia’ në Mamurras, banorët: Jemi harruar nga shteti, detyrohemi ta blejmë çdo ditë
18 Mars, 18:53
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, plagoset një grua (VIDEO)
18 Mars, 18:15
-
Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, shoqërohet nga policia
17 Mars, 09:29
-
Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras në protestë: Lirojmë rrugën kur bashkia të gjejë zgjidhje
16 Mars, 15:06
-
Berisha në Mirditë: Rama ka korruptuar ambasadorët e huaj për të ruajtur pushtetin e tij! Reagimi për arrestimin e nënës lehonë: Nikolla t’i paguante gjobën nga rroga e saj
15 Mars, 19:49