Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi që edicioni i ri në Kategorinë Superiore 2016-2017 të nisë më 7 Shtator.
Për shkak të angazhimeve të shumta të lojtarëve me Europianin apo edhe Olimpiadën Rio 2016 nisja e kampionatit është shtyrë me disa ditë, pasi nga fundi i gushtit që ishte traditë është zhvendosur në shtator.
Janë miratuar gjithashtu edhe struktura e re e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Faza e tretë e të dy kampionateve, do të zhvillohet në këtë mënyrë: Skuadrat do të ndahen në dy grupime (me nga pesë skuadra në kategorinë e parë) dhe (me nga gjashtë skuadra kategoria e dytë).
Të parat, do të luajnë për të përcaktuar ekipet që ngjitet një kategori më lart, ndërsa grupimi i dytë për të përcaktuar skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë.
Pikët e grumbulluara në dy fazat e para, do të përgjysmohen në fazën e tretë, duke i dhënë mundësinë ekipeve që të ngjeshen në renditje. Ky ndryshim bëhet që kampionati të ketë sa më shumë rivalitet dhe gara të jetë e ndezur deri në javën e fundit, pa i lënë mundësi ekipeve për të toleruar.
Superkupa e Shqipërisë, midis skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet në Shkodër, më datë 24 gusht. Kjo do të jetë edhe ndeshja që do të inaugurojë stadiumin e ri për ekipet, pasi kombëtarja do ta inaugurojë përballë Maqedonisë.
Është miratuar skema për Kupën e Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Po kështu, është miratuar edhe skema e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion edhe për moshat U-17 dhe U-19.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com