Manchester City është shpallur kampione e Premier League në javën e fundit të kampionatit.
Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me një pikë më shumë se Liverpool falë fitores 3-2 me përmbysje kundër Aston Villa-s. "Qytetarët" e panë veten në disavantazh të dyfishtë dhe në një moment pati shumë frikë për titullin, por në harkun kohor të 5 minutave ndodhi mrekullia duke përmbysur falë dy golave të Gundogan dhe Rodrit.
Nga ana tjetër Liverpool fitoi 3-1 kundër Wolves.
Për City, ky është titulli i tetë në histori, ndërsa i katërti në pesë vitet e fundit.