Kampioni i Europës Briken Calja është pritur i hero në qytetin e Cërrikut, pas triumfit me tre medalje të arta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Rumani. E ndërsa në aeroportin e Rinasit nuk kishte dalë askush për ta pritur, pasi institucionet shtetëtore presin analizat e dopingut dhe federata është e zënë, pasi është në periudhë zgjedhjesh, në Cërrik të gjithë ishin në shesh mbrëmjen e sotme për të pritur heroin e tyre.

Qindra qytetarë mbushën sheshin me këngë, valle, fishekzjarrë dhe brohoritje. Pas mbërritjes në Cërrik, kampioni u shpreh i sigurt se është i pastër, ndërsa akuzoi federatën për indiferentizëm dhe shtetin.

“Është moment historik, ishte ëndrra ime. Falë këmbënguljeve vullnetit dhe përgatitjeve çnjerëzore. Jam Briken Calja, përsa i përket dopingut, jam i sigurt kam bërë dy teste para ndeshjes, jam i sigurt që jam i pastër.

Federata ka qenë indiferente nuk më pritën, të vetmit ishin sportdashësit, njerëzit e thjeshtë, u tërhoqën nuk më pritën as qeveritarët”.
 

Prononcimi i kampionit te Europes, Briken Calja pas pritjes ne Cerrik

Briken Calja triumfoi duke arritur që të rrëmbejë tre medalje të arta, në shkëputje, shtytje dhe në dy garësh në peshën deri 69 kg.