Peshëngritësi Briken Calja shpallet kampion Europe, tre medalje të arta në Rumani/ VIDEO

Peshëngritësi Briken Calja shpallet kampion Europe, tre medalje të arta në Rumani/ VIDEO

Briken Calja kampion Europe në Rumani

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja mban premtimin duke u shpallur kampion Europe në Rumani. Ai triumfoi duke arritur që të rrëmbejë tre medalje të arta, në shkëputje, shtytje dhe në dy garësh në peshën deri 69 kg. Peshëngritësi shqiptar e nisi mjaft mirë garën duke realizuar me sukses të tre provat në shkëputje.

Në provën e parë ai ngriti me shumë lehtësi 141 kg, në të dytën 143 kg, ndërsa në provën e fundit tentoi duke arritur me sukses 146 kilogramë. Sot ishte dita e tij. Pas stilit të shkëputjes, ai triumfoi edhe në shtyje, pasi ngriti 175 kg.

Bashkë me Caljan në kategorinë 69 kg, garoi dhe peshëngritësi tjetër shqiptar Arbër Çerçizi. Ai ngriti 135 kilogramë në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat, për të ngritur 141 dhe 142 kilogramë në shkëputje.

Në shtytje, Çerçizi ngriti 156 kg në provën e parë, ndërsa u dëmtua në tentativën për të ngritur 161 kg në të dytën. Medalja e artë pastron sadopak imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas problemeve të vazhdueshme me dopingun, e fundit ishte Romela Begaj. 

Ora 23:06
Shteti dhe Federata e braktisën, Calja pritet si hero në vendlindje
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



    ×

    Lajmi i fundit

    Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan

    Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologe në Kazakistan