Peshëngritësi Briken Calja u shpall pak javë më parë kampion Europe në Rumani duke u rikthyer në Shqipëri me tre medalje të arta. E ndërsa ka vendosur që të heshtë deri në momentin që do të dalin rezultatet e dopingut, kampioni i Europës përmes një video në Facebook tregon kushtet se ku stërvitet në Cërrik.
Shqipëria ka një kampion Europe, i cili stërvitet në një ambient që në pamje të parë duket si dyqan, ndërsa suvaja e tavani ka rënë në tokë. Kushtet skandaloze dhe ambienti i amortizuar nuk i shkojnë për shtat një njeriu që ka sjellë tre medalje të arta në Shqipëri...
Komento
Je hero. Mos u anko.
Përgjigju