TIRANE - Pasquale Gravina, disa herë kampion bote i skuadrës kombëtare dhe kampion olimpik i kombëtares italiane të volejbollit, http://it.wikipedia.org/wiki/Pasquale_Gravina, do të jetë në Shqipëri nga sot e deri të mërkurën (10-12 shkurt 2014), për të marrë pjesë në një sërë eventesh të organizuara nga Tec Bosch, shkolla e formimit profesional e menaxherial e grupit Bosch në Itali dhe nga qeveria shqiptare.
 
Ditën e nesërme në 11 shkurt ora 11:00 në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë, në prezencën e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Sporteve, Lindita Nikolla dhe të Rektorit të Universitetit Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli, Gravina do të mbajë një leksion magistralis mbi, sportin drejtuar studentëve.
 
Ndërsa të mërkurën në orën, 12 shkurt ora 18:00, në sallën Iliria të Hotelit Sheraton në prezencën e Kryeministrit, Edi Rama, Ministrit të Mirëqënjes Erion Veliaj, Ambasadorit italian në Shqipëri Massimo Gaiani dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë shqiptare, kampioni i Volejbollit do të trajtojë tema, që në karrierën e gjatë si profesionist dhe drejtues sporti,  i ka zhvilluar për arritjen e objektivave amciozë dhe për menaxhimin e ekipeve shumëkulturore: Lidership dhe bashkëpunim i ndërsjelltë.
 
Në eventin e organizuar në ndihmë të kompanive lokale, do të marrin pjesë edhe drejtues e menaxherë të kompanive më të rëndësishme italiane dhe shqiptare në Shqipëri. Ky event organizohet në kuadër të projektit që Tec Boch dhe Ministria e Mirëqënjes po zbatojnë në ngritjen e një strukture teknike-profesionale dhe menaxhimi, duke u bazuar në traditat më të mira të shumëkombëshes Bosch.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)