Kampioni ukrainas i kikboksit, Maksym Bordus , u vra nga ushtria ruse. Lajmi u bë me dije nga mediat ukrainase.

"Bordus u vra në luftën e ashpër kundër rusëve. Çdo ditë ai përpiqej të sillte Ukrainën një hap më afër fitores, por ai vetë nuk do ta shohë", shkruan Sport Angels në një postim, duke postuar një foto ku shfaqet Bordus me disa medalje.

Në faqen e internetit të presidencës ukrainase është publikuar një peticion që kërkon që Bordus t'i jepet pas vdekjes titulli i heroit kombëtar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Biden: Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim real! Zelensky: Po përparojmë ndaj rusëve