KAMËZ- Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë gjate mesditës së sotme dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Dy të miturit A. M.,6 vjeç e L. M.,15 vjeçe sapo kishin mbaruar mësimin dhe do kalonin rrugën, kur makina i ka përplasur.
Ata u dërguan menjëherë në spital për ndihmë të specializuar mjeksore dhe sipas raportimeve të gazetarit të Report TV janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit S. Ç. u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe policia rrugore ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Foto nga vendi i ngjarjes
Komento