TIRANE-Tentuan të trafikonin drogë me gomone drejt italisë nga Gjiri i Lalzit, në afërsi të vëndi ku u rrëzua avioni i piloti italian Guido Guido gjykata lë në burg 5 të dyshuar mes tyre dhe Eduart sallakun.
 
Masat e sigurisë janë zhvilluar këtë të hënë pranë krimeve të rënda ndërsa ky grup kriminal u arrestua të shtunën pasdite.
 
Ky grup është zbuluar falë përgjimeve të trafikantëve italian të cilët kishin komunikim intensiv me shqiptarët dhe dyshohet se kjo linjë nga bregdeti i Ishmit nëpërmjet Adriatikut drejt Barit funksiononte 1 herë në javë.
 
Të gjithë të arrestuarit kanë mohuar të jenë përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa policia mundi të arrestoj të dyshuarit të sekuestrojë një gomone por smundi të kap sasinë e drogës.
 
Për avokatin e Sallakut Ferdinand Dojën, kjo cështje është dështim i prokurorisë pasi për aq kohë sa ska drogë smund të ketë as akuzë.
 
Sasia e cila do të trafikohej ditën e shtunë sipas përgjimeve të prokurorisë ishte rreth 1 ton, ndërsa ende operacioni vazhdon në zonë për të gjetur drogën të destinuar për trafik.
 
Masat e Gjykatë
 
1. Eduart Sallaku, arrest me burg
2. Vitor Brahja, arrest me burg
3. Jurgen Brahja, arrest me burg
4. Gjon Brahja, arrest me burg
5. Lazër Lazri, detyrim paraqitje
6. Gianfranco Maiorano /të martën në gjyq
7. Donato Carlucci/të martën në gjyq
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com