Policia e Tiranës ka sekuestruar 102 kg kanabis si dhe ka arrestuar 4 persona.

Në operacionin e koduar “Befasia” Policia ka arrestuar trafikantët të cilët udhëtonin në një mjet tip benz dhe një makinë tip Mistubishi.

VIDEO/Policia gjen 102 kg kanabis
Nga video e Policisë dallohet momenti kur Policia shtrin në tokë Arjan Mustafajn 43 vjeç, Shpëtim Sinaj 40 vjeç, Erjon Zenelja 33 vjeç dhe Niko Dula 41 vjeç.

Ndërkohë nga kontrolli në makinën Mitsubishi zbulohen 7 thasë me kanabis, të cilat ishin fshehur poshtë thasëve të miellit.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 4 të arrestuar shisnin kanabisin në zonat periferike të Tiranës, kryesisht në zonë Pezë-Ndroq-Yzberisht.

Pikërisht në aksin Pezë-Ndroq Policia ka arrestuar këta persona, të cilët ndodheshin në makinë dhe janë gjetur të papërgatitur në momentin e arrestimit.

Prej kohës Arjan Mustafajn, Shpëtim Sinaj, Erjon Zenelja dhe Niko Dula shisnin kanabis me shumicë dhe dyshohet se drogën e kanë sjellë nga zonat e Mallakastrës dhe Tepelenës, duke marrë parasysh edhe orgjinën e të arrestuarve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com