Na’ama Uzana është një vajzë pesëvjeçare nga Toronto i Kanadasë. Vëllai i saj shtatë vjeçar është i prekur nga sindroma Angelman, një sëmundje neurogjenetike. Për ta ndihmuar, ajo ka vendosur të ngrejë një kioskë në kopësht e ti shesë fqinjëve limonada të përgatitura vetë.
Na’ama, me ndihmën e prindërve ka përgatitur një banket në rrugën e shtëpisë së saj, duke ekspozuar disa pankarta ku shkruhet: “Kjo limonatë do të shërbejë për të gjetur një kurë për një ëngëll të vogël”. Mijëra njerëz kanë shijuar limonatat e ëmbla të përgatitura nga vogëlushja, që i shet ato për 50 cent.
Në muaj të ndryshëm nuk shet aq shumë, por vogëlushja nuk dekurajohet as prej të ftohtit dhe shet çokollata të nxehta dhe kekë.
Që prej pranverës së shkuarës, Na’ma ka grumbulluar 25.000 dollarë dhe të djelën mori lajmin se një çift kalifornian kishte dhuruar 20.000 dollarë për të krijuar një grant kërkimi për kurën, pasi kishin mësuar se djali i tyre i vogël ishte prekur nga e njëjta sëmundje si e vëllait të Na’amas.
Paratë e mbledhura nga iniciativa e vajzës, që fillimisht u bë e njohur në lagje dhe pastaj në internet, do të dhurohen për Fondacionin për Terapitë e Sindromës Angelman. Ky fondacion po kërkon një kurë për këtë çrregullim që karakterizohet nga vonesë në rritje, vështirësi në artikulim të fjalëve, dridhje të shpeshta trupi. Sindroma godet një në 15 mijë foshnjë të lindura.

Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com