KANADA - Një gazetare kanadeze gjatë intervistët me një kryetar bashkie ka dalë toples, duke lënë të shokuar kryetarin dhe të gjithë teleshikuesit.

Gazetarja e bëri këtë veprim kur i drejtoi pyetjen zyrtarit: A ju lejohet femrave të dalin toples dhe çfarë do të ndodhte nëse do të ecja në rrugë toples", pyeti gazetarja kryetarin e bashkisë.

Dhe para se ky i fundit të përgjigjej, gazetarja menjëherë ekspozoi gjoksin e saj. Më pas ajo i dha mikrofonin kryetarit për ta mbajtur, duke qenë se vetë ishte e "zënë" duke mbajtur shënime. Kryetari i bashkisë, i hutuar nga ky veprim i gazetares, e pyet: Çfarë po bën? Gazetarja me qetësinë më të madhe i përgjigjet duke i thënë se "është shumë vapë".

Më pas, kryetari Gray vazhdoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares duke i thënë se nuk është e ndaluar në çdo vend të Kandasë të dalësh toples në publik. Intervista vazhdoi për 3 minuta dhe kryetari bashkisë nuk i hiqte sytë nga gjoksi i gazetares.