Kanada, ke fëmijë nën 5- vjeç?
Atëherë mos shko në këtë kafe

Kanada, ke fëmijë nën 5- vjeç?<br />Atëherë mos shko në këtë kafe
KANADA-  “Nuk lejohen fëmijët nën moshën 5 vjeç”.  Është ky mbishkrimi që përballen të gjithë njerëzit që dëshirojnë të pinë një kafe në “Organic Kitchen cafe”.

Pronari i lokalit Hilary Penning  është shprehur se ka marrë këtë vendim pasi shumë nëna vinin me fëmijët e tyre prej disa orësh në lokal dhe ato qanin pa pushim.

Ka qenë një vendim shumë i vështirë, por mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Unë nuk mund të lejoja që njerëzit që vinin këtu për të pushuar, të largoheshin sepse shqetësoheshin nga të qarat ë fëmijëve” , është shprehur ai.
 
Ajo që u ka bërë më së shumti përshtypje njerëzve, është fakti që kjo kafe është e vendosur pikërisht afër 4 shkollave, dhe e kanë cilësuar këtë vendim si diskriminues. Shumë prej tyre u kanë bërë thirrje që të mos ta frekuentojnë këtë lokal pasi ai diskriminon fëmijët. Madje disa të tjerë e kanë shumë të çuditshëm, pasi ndikon negativisht për financat e lokali. 

kanada
(Mbishkrimi në derën e lokalit “Nuk lejohen fëmijët nën moshën 5 vjeç”)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot