KANADA- Historia e shqiptarit Eriklit Musollari, ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore në Kanda. Shqiptari i cili arriti në mënyrë ilegale në Kanada para katër vitesh, ka studiuar dhe jetuar me familjen e tij në Detroit që në vitin 2008, pasi ai vinte nga një familje që ishte në gjakmarrje në Shqipëri. Dikur ishte një shpërndarës i thjeshtë droge, ndërsa pas dhunës së ushtruar ndaj tij, ai vrau anëtarin rival të bandës së drogës, Peyman Hatami.
 
Në seancën e fundit gjyqësore, prokurorja e çështjes Julie Scott, tha se ai ka krijuar një ngjarje jo të vërtetë, të trilluar, në përpjekje për të fshehur fajin.
 
Sipas hetimeve, Musollari kishte krijuar një mik imagjinar, për të mbështetur pretendimin e tij se ai ishte tmerruar më 29 mars 2012, kur ai qëlloi me plumb në zemër Peyman Hatamin.
 
Prokurorja tha se hetimet kanë treguar se shqiptari nuk e ka duruar dot faktin se ishte rrahur nga bosi i drogës, pasi u pikas që ai kishte shitur drogë në territorin e tij.
 
Sipas alibisë së ngritur nga shqiptari, ndërsa bosi i drogës Peyman Hatami ushtronte dhunë ndaj tij në makinë, arma është shkrepur aksidentalisht.
 
“Në atë pikë, paniku dhe frika arrijnë kulmin. Ata ishin duke nxjerrë armët dhe unë atëherë do të isha i vdekur”, tha shqiptari Eriklit Musollari, në sallën e gjyqit, ndërsa u pyet nga prokurorja se ai kishte menduar dhe më parë ta vriste atë.
 
Gjyqi për shqiptarin Eriklit Musollari do të vazhdojë sërish ditën e mërkurë me argumentet përfundimtare nga ana e mbrojtjes dhe e akuzës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)