Austria i kërkon BE-së çeljen e negociatave me Shqipërinë, Kurz: Të shmangim konfliktet në rajon

Austria i kërkon BE-së çeljen e negociatave me Shqipërinë, Kurz: Të shmangim konfliktet në rajon

Kancelari austriak Sebastian Kurz

Austria ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave mes Shqipërinë e BE-së. Qëndrimi është bërë i ditur nga kancelari Sebastian Kurz, i cili ka shprehur se Shqipërisë dhe Maqedonisë t'i hapen sa me shpejt negociatat.

Po ashtu kancelari Kurtz ka pohuar se Brukseli duhet  t’i ofrojë Tiranës një perspektivë të qartë evropiane. Gjatë intervistës së dhënë për gazetën gjermane Welt Am Zontag, kancelari austriak e lidh çështjen e negociatave edhe me shqetësimet e fundit që ka Europa.

Deklarata e tij për çështjen e negociatave ka gjetur jehonë edhe në mediat e tjera si Reuters apo dhe gazeta austriake Di Prese.

 

Nëse duam te shmangim konflikte mes fqinjëve tanë ne Ballkanin Perëndimor dhe nëse duam te rrisim stabilitetin aty, duhet t’u ofrojmë këtyre vendeve nje perspektive te besueshme europiane. Por me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim sa me shpejt negociatat.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz


Artikulli i gazetës gjermane Welt Am Zontag

Qëndrimi i kancelarit Kurz shikohet si një element shumë pozitiv, pasi ai është nje aleat i fortë i kancelares gjermane Angela Merkel ne Partitë Popullore Europiane dhe nje përkrahës i qarte i çeljes se negociatave me Shqipërinë. Një tjetër shqetësim i Kurz lidhet edhe ai i ndikimit rus në rajon. 

"Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia" .

Sebastian Kurz, kancelar i Austrisë 

Gazeta "Welt Am Sontag" shton se do të jetë samiti i qershorit ne Sofje ai që do të vendosë per çeljen ose jo të negociatave ndërkohë që në Gjermani ka ende rezerva nga ana e CDU/CSU. Nga vendet skeptike lidhur vijojnë të mbetet Holanda, ndërsa kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se Berlini do shprehet në qershor për negociatat me Shqipërinë.

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron konsiderohet kundërshtar i një procedure të shpejtë të pranimit, pasi sipas tij ka ardhur koha për reformimin e Bashkimit Europian, përpara se të zgjerohet drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fr: 28/05/2018 02:20

    Austria gjithmon na ka mbeshtetur une besoj se nuk jemi gati per ne eyrop.. por nje gje eshte e vertet se po nuk u hapen negociatat shqiperin e mori lumi pd do kthej 97 prap.. se der tani i mban eyropa dhe shba.. ama po qe se marim nje po atehere do ken mundesin ta kotrollojne se akoma kemi shum pun me sistemin e drejtesis po nuk u futen meta dhe sala dhe kush tjeter e meriton brenda nuk behet shqiperia.. dhe gjith deshira ime eshte te shikoj njeher keta kerma qe na vran dhe na vodhen kaq vite te paguajne per ato qe kan bere

    Përgjigju
  • Tahipi: 27/05/2018 23:58

    RAC ariane na klasifikonte tjetri pavarsisht se kemi noj kongolez per hudher !

    Përgjigju
  • Andis Tabaku: 27/05/2018 22:52

    Shqiperia nuk eshte gati per ne Europe akoma. Nje drejtesi e pavarur kur te kete dhene rezultate ne syte e shqiptare atehere mund te te shpresojme per ne Europe

    Përgjigju
    • Qytetari digjital: 28/05/2018 07:53

      Ha marmalat o njeri ha. S'ke kuptuar ende c'domethene hapje negociatash. Kjo hapja e negociatave do ua shterngoje rripin te gjitheve deri sa te arrihet nje drejtesi e pranueshme nga BE deri ne diten e pranimit. Jemi 2.5 milione njerez, as sa nje qytet i madh ne Itali, nuk eshte e veshtire ta vesh ne binare nese ka vullnet politik, te cilen opozita ndihmuar nga trupesh si ty sot nuk po e demonstron. Faleminderit Austrise per kete mbeshtetje. Ka vdekur koha e Doris Pack dhe Grossruck qe merrnin nje dore para' nga Saliu dhe villnin vrer ndaj qeverise.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb