Kanceri i gjirit, deputetet e PD-së
kërkojnë rritje të ndërgjegjësimit
Sensibilizim në muajin e kancerit të gjirit
Farkë, sensibilizohen mësueset dhe nënat
Mamografë levizës për gratë në gjithë vendin

Kanceri i gjirit, deputetet e PD-së<br />kërkojnë rritje të ndërgjegjësimit<br />Sensibilizim në muajin e kancerit të gjirit<br />Farkë, sensibilizohen mësueset dhe nënat<br />Mamografë levizës për gratë në gjithë vendin
Vazhdon sensibilizimi i grave dhe nënave për kancerin e gjirit. Këtë të enjte deputetë të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre pranë Spitalit Amerikan. Në kuadër të sensibilizimit që po bëhët përgjat muajt Tetor, nga të gjitha institucionet për ndërgjegjesimin e grave dhe nënave shqiptare për kancerin e gjirit, një grup deputetësh të PD-së kanë dhënë mesazhin e tyre sensibilizues pranë spitali Amerikan në Laprakë.

"Kemi ardhur këtu për tiu bashkangjitur fushatës ndërkombëtare për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit. Të gjitha gratë të mundësojnë marrjen e ekzaminimeve paraprake në mënyrë që të parandalojnë sëmundjen", deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Nuk kanë qënë vetëm gratë e opozitës të cilat kanë dhënë mesazhin e tyre por edhe burrat, të cilët ju bëjnë thirrjë grave, nënave dhe motrave që të vizitohen në kohë për të shpëtuar jetën e tyre.

"Është një problem mjaft delikat që kërkon një inkurajim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave. Të shkohet deri në depistazh aktiv të grupmoshave të rrezikuara nga kjo sëmundje e cila po bëhet kaq problematike kaq sensitive. Kjo gjë jep rezultate të mira në kurim dhe shpëton jetën e qindra e qindra grave", deklaroi Bedri Miha deputet i PD-së.

Shefja e departamentit të imazherisë, pranë spitalit Amerikan, Iris Allajbeu ju ka bërë thirrje të gjitha grave që të ekzaminohen për të kapur në kohë sëmundjen.

Sipas statistikave të spitalit Amerikan vitin e kaluar në këtë spital janë bërë rreth 3000 mamografi nga ku ka rezultuar që 1 në 8 raste të jetë me kancerin e gjirit.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024