Kanceri i gjirit, më të rriskuara gratë
me historik familjar të sëmundjes 

Kanceri i gjirit, më të rriskuara gratë<br />me historik familjar të sëmundjes 
Kanceri i gjirit po prek gjithmonë e më shumë femrat shqiptare e pikërisht në muajin që konsiderohet si muaji kundër kësaj sëmundjeje shifrat që vijnë nga mjekët janë të frikshme. Mjekia Ervehe Dervishi shprehet se trendi i shfaqjes së kancerit të gjirit vjen  çdo vit në rritje e në mosha më të reja.

"Po ti vësh re në statistikat që kemi ose nga eksperienca ime kanceri i gjirit nga viti në vit sa vjen dhe po rritet . Jemi në shifrat 500 e ca deri në 600 raste të reja në vit. Kanceri i gjirit ndryshe nga vitet e mëparshme të paktën vitet 80-90 ka filluar të zbresi në mosha më të reja pra të preken gratë e moshave të reja"-tha Dervishi

Një nga grupet më të riskuara sipas mjekes Dervishi janë [ikërisht femrat që kanë një historic familjar të kancerit.
"Nëqoftëse nëna ka pasur një tumor të gjirit në moshën 45 vjeçe vajza duhet të fillojë kontrollin e gjirit në moshën 35 vjeçe gjithmonë 10 vjet më përpara nga momenti që është zbuluar kanceri tek nëna e vet. Pra kjo luan një rol shumë të rëndësishëm"--thotë mjekja

Por ajo që mbetët më e rëndësishmja për tu theksuar sipas doktoreshës është ndërgjegjësimi që pacientët ti drejtohen mjekëve specialistë pasi vetëm mamografia nuk mjafton për të zbuluar kancerin e gjirit.

"30-35 për qind e kancereve nuk zbulohen nga mamografia pra fshihen atëherë çfarë duhet bërë duhet që patjetër nëqoftëse do të ofrosh një chekap një shërbim për të zbuluar një kancer duhet të jetë staf profesional dhe kombinuar"-shton mjekja
 
Muaji tetor është muaji që i kushtohet koancerit të gjirit e vëmendja për më shumë kujdes shëndetësor këto ditë është më e madhë, njësoj sikurse rrisku që i kanoset  çdo femre që ka kaluar të 30-at.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane