Kanceri i gjirit mund të rikthehet 
15 vite pas përfundimit të trajtimit

Kanceri i gjirit mund të rikthehet <br />15 vite pas përfundimit të trajtimit<br>
Kanceri i gjirit mund të rishfaqet pasi ka qëndruar  në gjumë për 15 vjet pas trajtimit të suksesshëm, sipas një studimi. Gratë me tumore të mëdha dhe kancer që iu përhapën në nyjet limfatike kishin rrezikun më të lartë prej 40% që sëmundja të kthehej.

 Sipas hulumtuesve, të cilët publikuan studimet e tyre në revistën Neë England Journal of Medicine thanë se zgjerimi i trajtimit me terapinë hormonale mund të zvogëlojë rrezikun e përsëritjes.
 
Shkencëtarët analizuan përparimin e 63,000 grave për 20 vjet. Të gjitha kishin formën më të zakonshme të kancerit të gjirit. Çdo pacient mori trajtime të tilla si tamoxifen ose frenuesit aromatas që bllokojnë efektet e estrogjenit ose mbyllin furnizimin e hormoneve.

Megjithëse pas pesë vitesh trajtimi kanceri i tyre kishte ikur, gjatë 15 viteve të ardhshme një numër i qëndrueshëm i grave zbuluan se kanceri i tyre ishte përhapur në të gjithë trupin e tyre. Gratë që fillimisht kishin tumore të mëdha dhe kancer që kishin përhapur në katër ose më shumë nyje limfatike, ishin më të rrezikuara që  kanceri të kthehej në 15 vitet e ardhshme, tha studimi.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma