TIRANE- Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka publikuar një promocion informues për këtë sëmundje. Kreu i qeverisë ka kërkuar ndërkaq që të rritet ndjeshmëria ndaj kësaj sëmundje, si mundësi për ta mundur kancerin nëpërmjet informimit.

"Ju lutem sa më shumë share-s në FB për të rritur ndjeshmërinë ndaj një kanceri që mundet me informacion!", shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Në promocionin e shpërndarë nga kryeministri Rama në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kërkohet sensibilizimi i opinionit publik që të informojë, pasi kanceri i gjirit shërohet po të kapet në kohë, duke u ekzaminuar nëpërmjet mamografisë.

kanceri i gjirit

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)