Kanceri, shkencëtarët: Më së
shumti shkaktohet nga fati i keq

Kanceri, shkencëtarët: Më së<br />shumti shkaktohet nga fati i keq
Sipas shkencëtarëve shumica e kancereve shkaktohen nga fati i keq, sesa nga faktorë si duhanpirja apo stili i jetës.

Një ekip i studiuesve amerikan është përpjekur të shpjegojë se pse disa njerëz janë me të rrezikuar nga prekja prej tumoreve sesa disa të tjerë.

Studimi është publikuar në gazetën “Science” dhe tregon se 2/3 e llojeve të tumorreve të analizuar, shkaktohen nga mutacione të rastësishme dhe jo si pasojë e mënyrës së jetës.

Por, gjithsesi disa nga kanceret më të zakonshëm janë të lidhur me mënyrën e jetës që bën një njeri.

Studimi tregon se dy të tretat e llojeve të kancerit  janë  thjesht  shans , por  një e treta  e mbetur  ende janë të  ndikuar nga  zgjedhjet që bëjmë.

Shumë  alkool,  kohë e shpenzuar  nën diell  apo  mbipeshë do  të thotë që ne jemi duke luajtur  me  zare me jetën d  he  shanset  nuk  janë  në  favorin tonë.

Mos harroni  që  duhani shkakton  një  të pestën e  të gjithë kancereve  në mbarë botën.

Këto rezultate  janë një kujtesë se shpesh  kanceri është vetëm një  fat i   keq dhe i vetmi opsion për ta luftuar është zbulimi i hershëm i tij.

 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore