Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit është një mundësi për të ngritur zërin në emër të përmirësimit të njohurive të përgjithshme rreth kancerit, dhe për të hedhur poshtë idetë e gabuara, apo keqkuptimet në lidhje me sëmundjen.
Fakte nga bota
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Kanceri është një shkak kryesor i vdekjes në mbarë botën dhe llogariten rreth 7.6 milionë vdekje apo rreth 13% e të gjitha vdekjeve për vitin 2008. Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës. Llojet më të shpeshta të kancerit ndryshojnë midis burrave dhe grave. Në shumë vende në zhvillim, kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i zakonshëm. Rreth 70% e të gjitha vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Vdekjet nga kanceri në mbarë botën janë parashikuar të vazhdojnë të rriten në mbi 13.1 milionë në vitin 2030. Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes, si: mbipesha e obeziteti, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, si dhe përdorimi i tepruar i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shkaktimin e kancerit; shkakton 22% të vdekjeve në tërësi nga kanceri dhe 71% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive.
Një e pesta e të gjithë kancereve në mbarë botën janë të shkaktuara nga një infeksion kronik, për shembull virusi i papillomës njerëzore (HPV) shkakton kancerin e qafës së mitrës dhe virusi i hepatitit B (HBV) shkakton kancerin e mëlçisë. Kanceri i shkaktuar nga infeksione virale të tilla si virusi i hepatitit B e C dhe virusi i papillomës njerëzore janë përgjegjës për deri në 20% të vdekjeve nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreth 70% e të gjitha vdekjeve nga kanceri në vitin 2008 kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vdekjet nga kanceri në mbarë botën mendohet se do të vazhdojnë të rriten, dhe vlerësohet se në vitin 2030 do të ketë 13.1 milionë vdekje.
Faktorët risk
Faktorët kryesorë të rrezikut që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit në mbarë botën janë: Stili i jetesës: Përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit, Dietat jo të shëndetshme, pasiviteti fizik, infeksionet kronike nga hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV virus) dhe disa lloje të Virusit të Papillomës Humane (HPV) janë faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin në vendet me të ardhura ulëta dhe të mesme; Faktorët gjenetik të një personi janë faktorë rreziku; Disa agjentë të jashtëm,si karcinogjenët fizikë (rrezatimi ultraviolet dhe jonizues); karcinogjenët kimike (azbesti, përbërësit e tymit të duhanit, aflatoxin dhe arseniku; Karcinogjenët biologjikë, si infeksionet nga viruset, baktere ose parazitëve të caktuar; Moshimi është një tjetër faktor themelor për zhvillimin e kancerit. Incidenca e kancerit rritet me rritjen e moshës, probabilisht për shkak të shtimit të rreziqeve për rritjen e kancereve të caktuara që rriten me moshën.
Fakte nga vendi ynë
Në vendin tonë, si në shumë vende të tjera të botës, kanceri vazhdon të jetë një problem i shëndetit publik. Kemi afërsisht 3500 raste të reja të kancerit çdo vit, sipas regjistrit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por duhet theksuar se në vendin tonë kanceri kapet në faza të avancuara. Sipas INSTAT: Vdekjet nga tumoret zënë vendin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme me 16%, dhe format më të shpeshta janë tumoret malinj të aparatit tretës, të frymëmarrjes dhe urogjenitale. Gjithashtu 87.8% e vdekjeve nga tumoret janë mbi moshën 50 vjeç.
Tumoret malinj të aparatit tretës janë 2 herë më shumë te meshkujt se te femrat dhe zënë 32% të vdekshmërisë brenda grupit të tumoreve. Tumoret malinj të aparatit të frymëmarrjes janë 4 herë më shumë tek meshkujt se te femrat. Tumoret malinj të gjirit janë 4 herë më shumë te femrat se te meshkujt. Tumoret malinj të organeve urogjenitale janë 1.6 herë më shumë te meshkujt se te femrat. Vdekjet nga tumoret në fshat zënë 46% .
Të rrëzojmë mitet
Dita Botërore e Kancerit, për vitin 2014, do të fokusohet në objektivin e 5-të të Deklaratës Botërore të Kancerit: “Ulja e stigmës dhe rrëzimi i miteve për kancer, me mesazh: "Të Rrëzojmë mitet”.
Miti 1: “Ne nuk kemi nevojë të flasim për kancerin”
E vërteta: Të folurit hapur për kancerin mund të jetë një temë e vështirë për t’u trajtuar, por të folurit mund të përmirësojë rezultatet në nivel individual, në nivel komuniteti dhe të politikës.
Miti 2: “Nuk ka shenja ose simptoma të kancerit”
E vërteta: Për shumë lloje kanceresh ka shenja dhe simptoma paralajmëruese, dhe përfitimet e zbulimit të hershëm janë të padiskutueshme.
Miti 3: “Unë nuk mund të bëj asgjë për kancerin”
E vërteta: Ka shumë që mund të bëhet në nivel individual, në nivel të komunitetit dhe të politikave me strategji të drejta; një e treta prej kancereve më të zakonshme mund të parandalohen.
Miti 4: “Unë nuk kam të drejtën për kujdes ndaj kancerit”
E vërteta: Të gjithë njerëzit kanë të drejtë për akses, trajtime efektive të kancerit dhe shërbime në kushte të barabarta, pa vuajtur si pasojë vështirësitë.
*) Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com