Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi ‘shuan zërat’ në Kontrast: Nuk e aspiroj! Për fitoren në zgjedhje do bashkohemi me çdokënd

‘Një pakt me djallin kundër Metës’- kështu e cilësonte dikur Berisha mposhtjen e Ilir Metës, një deklaratë të cilën analisti Lorenc Vangjeli e solli si paranezë përballë deputetit të Rithemelimit, Belind Këlliçi në emisionin Kontrast me gazetarin Denis Minga.

Teksa deputeti u shpreh se për fitoren ndaj mazhorancës do bënte koalicion me Metën dhe çdo parti të vogël e cila është opozitë ndaj Ramës, Vangjeli u shpreh se fitorja është e vështirë. Këlliçi u shpreh se nuk ka një  ndarje të Partisë Demokratike pavarësisht përçarjes së madhe në selinë blu.

‘Nuk dua ta shoh me këtë qasje nuk ka këtu grupi juaj dhe grupi juaj… PD ka disa javë që bën thirrje për bashkim përfshi atyre që kanë qasje ndryshe. Alibeaj nuk ka fituar besimin e demokratëve sepse zgjodhi një mandatues i cili nuk u miratua nga të tjerët dhe një zonjë zgjodhi Bardhin. Nuk ka ndodhur takimi se Paloka nuk ndodhet në Shqipëri. Takimi do ndodhë, është e madhe. (...)

Do zhvillohen primaret nën modelin e atyre që zhvillohen në SHBA. Kështuqë thënë këtë, mua më duket që ccdo gjë do shkojë drejt normalitetit.’- tha Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se marrëdhëniet në selinë blu po shkojnë drejt normalizimin së bashku me Partinë e Lirisë ndërsa Vangjeli e sheh bashkimin e opozitës si bashkim mekanik.

Këlliçi: Po shkojmë drejt normalizimit dhe më vjen mirë. Ka një bashkim të të gjitha forcave qoftë nga e djathta qoftë me Partinë e Lirisë.

Vangjeli: Përtej malit të madh me mëkate që mban mbi shpinë ka epërsinëe e të qenurit i mençur. Mençuri është të mos të thuash ose ose por të thuash edhe edhe. Qëllimi i tij është fitorja dhe bashkimi do jetë mekanik. PL do i prishte punë po të dilnin me kandidat sado pak ndikim të kenë. Me Metën historia ndyshon se ëhstë një realitet tjetër politik.

Lidhur me koalicionin me Partinë e Lirisë, deputeti u shpreh se nuk ka asnjë kompleks për bashkim ndërsa për analistin Lorenc Vangjeli është vazhdë e taktikës së vjetër të Berishës, ku dikur të gjithë mbështetësit e tij do bënin pakt me këdo, edhe me djallin për të mposhtur Metën.

Nuk kam asnjë kompleks me Metën, bashkim me koalicion dhe me një kandidat. Në këtë situatë ku jemi dhe në këtë moment në primare nuk voton vetëm PD kjo është bërë që dhe partitë e tjera në koalicion dhe ta që s’jnë kandidtat të japin mendimin e tyre. Jam i bindur se kësaj logjike do ti bahskohen edhe ata të PD-së. Jam i bindur që kjo është metoda fituese. Ky është qëndrimi im do vijoj ta  kem.

Vangjeli: Doktori dikur thoshte të bashkohemi të gjithë, bëjmë dhe pakt me djallin që të mposhtin Metën, sot e bën me vetë Metën për të mposhtur Ramën, ai nesër mund edhe të thotë po bëj pakt me Dick-un...

Deputeti ka shuar edhe zërat e shumtë të cilat thoshin se Këlliç do të jetë kandidat i bashkisë së Tiranës duke thënë se nuk e aspiron dhe se do të vazhdojë të bëjë opozitarin në postin e deputetit.

‘Unë jam vetëm për deputet momentalisht, nuk aspiroj për këto poste, unë vërtet tregohem i ashpër ndaj bashksië, por unë si deputet mbroj disa zona dhe për to bëj opozitën me bashkinë Tiranë.

Unë dua një PD fituese, unë kërkoj votat e kujtdo që është në opozitë me Ramën, qofshin dhe nga PS. Qëllimi im nuk është të mbajë monopolin e opozitës.’- tha Këlliçi.

Analisti Vangjeli pati një qasje tjetër për primaret ku tha se janë të duhura por të vonuara, duke qenë se drejtohen nga Berisha. Për opinionistin është primaret e drejtuara nga Berisha nuk janë shpresëdhënëse, madje do dukeshin sikur përdhunuesi të bëjë gjinekologun. 

 Vangjeli: Karroca që kandidati i PD-së duhet të tërheqë në këto zgjehdje ëhstë e rëndë dhe unë e dyshoj, pa i hyrë garës dhe peshores me kandidatin tjetër socialist. Unë mendoj se një element janë primaret, elementi i duhur në momenti i gabuar se vijnë nga Berisha. Është njëlloj sikur përdhunuesi të bëjë gjinekologun.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 14/10/2022 00:47

    KERRICI KERRIC DO MBESE NUK DO BEHET KURRE GOMAR SI SALIU....

    Përgjigju
  • Cubel breca: 13/10/2022 19:40

    Kujt i thua o lenci,ku marin vesh keta. Deri ne oren 24:00 thon kemi fituar,pastaj kur fillon numurimi thon na i vodhi Rama . Po ketij kerricit sja mban te dal kandidat se e di se si del!!!!!!!!!!.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu