Kandidat për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani prezanton platformën: Detyrën time e shoh si mision, jo si vend pune

Kandidati tjetër për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani në prezantimin e platformës së tij para anëtarëvë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se duhet të rritet besimi tek drejtësia. Gjatë fjalës së tij ai tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme. Ai u shpreh se duhet edhe një udhëzim i unifikuar për të renditur aktet dhe fashikujt.

‘Kam shpenzuar rreth 8 vite në prokurorinë e Apelit në Tiranë. Gjithashtu edhe qenia pjesë e seksionit të krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të angazhohem në hetimin e çështjeve shumë sensitive. Vlerësoj se i kam përfaqësuar me sukses këto çështje duke u përballur me eksponentë të krimit të organizuar duke përfaqësuar në mënyrë të denjë akuzën para çdo personi. Kam organizuar hetime, kam kërkuar burgime të përjetshme dhe që i ka miratuar edhe gjykata.

Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët e linjës. Duhet të rritet besimi tre drejtësia. Jam shumë i motivuar për të garuar për kreun e ri të SPAK. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin duke u bërë pjesë e hetimit me grupet hetimore të ngritura. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Kemi sot një bashkëpunim shumë të frytshëm, të cilët gjejnë një partner besnik dhe të aftë profesionalisht. E vetmja mënyrë për të për të goditur krimin e organizuar është bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar. Detyrën time e shoh si mision dhe jo si vend pune. Jam i angazhuar prej 23 vitesh në prokurori.

Dua  të përmend edhe disa nga pikat e platformës time për hetime që janë të nevojshme të kryhen. Një nga hapat e parë është miratimi i rregullores për funksionimin e prokurorisë. E vlerësoj ai akt jetik. Është një draft i përgatitur. T’i nënshtrohet një diskutimi konstruktiv dhe sa më shpejt ky akt të bëhet funksional. Unë vlerësoj se kjo duhet të bëhet. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm për të unifikuar aktet në fashikujt. Nga praktika e këtyre viteve kam parë se prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet dhe fashikujt.

Miratimi i një udhëzimi për shortimin e çështjeve penale për të rritur transparencën dhe shpërndarjen e punës. Në raport me BKH besoj se duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy organeve. Rritja e kapaciteteve njerëzore të BKH, prova digjitale, trajnimin e hetuesve, nxitja e drejtorit të BKH për hartimin e metodologjisë.’- tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Me 1 votë diferencë, Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Kim: Moment i rëndësishëm për drejtësinë! Rama: Prokurorët folën vetë, akuzat se e 'ka kapur regjimi' i mori era


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre