‘Kandidat për president’, habit Sazan Guri: Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat, biles ngritën kishën e parë në Durrës

‘Kandidat për president’, habit Sazan Guri: Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat, biles ngritën kishën e parë në Durrës

Sazan Guri

“Kandidati për president” Sazan Guri ka habitur sërisht me deklaratën e tij ku shprehet se Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat.

1. Në një status të mëparshëm, ku dikush nga piktorët e mesjetës vizaton Krishtin me plis në kokë shtruam pyetjen rastësi apo -- pra, hidhet dorashka për studime të mëtejshme. Ku është problemi këtu?!

2. Nga ana tjetër nuk e shtrojmë këtë pasiguri për plisin i thirrur peleus (pe leshi), qeleshe, takije, sepse është tashmë e vërtetuar si emblemë e trungut pellazg – epir – ilir – arbnor-shqiptar, që nëse e lexon dhe e kupton mirë statusin hidhet dorashka e dytë për të qëmtuar, nëse ka lidhje emri i Krishtit me fjalën shqipe të zbërthyer si Kreu është ose Kreu shenjt apo ka lidhje me lyerjen me bojë si mbret të quajtur Hristos apo është rastësi prapë lidhjet me termat e shqipes. Ku qëndron problemi prap këtu?

3. Po emri Marie, nëna e Krishtit, pra emri vetë, a nuk ka lidhje dhe zbërthim me anë të gjuhës shqipe apo edhe kjo është futja kot?! Po sikur të nxjerrim me qindra fakte që kjo është shqip dhe vetëm shqip psh në Finiq kryeqytet i Epirit në një moment kohe të caktuar sipas Arsim Spahiut te libri ‘Shteti Epirot’’ kishte 500 gra me emër zyrtar Marie dhe 9000 gra të tjera po me këtë emer.

4. Pse çuditeni kur ju thonë se ilirët luftonin me shtizë me flamur me fushë të kuqe e me dy krena për vendosjen e kristianizmit në rrugë zyrtare, janë me dhjetëra piktura e gravura, apo edhe këto janë futja kot?

5. Po a erdhi shën Pali jo njëherë, por tre herë në Durrës, Berat, Skrapar, biles para tij kishte ardhur edhe shën Pjetri, po pse kaq dendur në Iliri? Nuk quhet edhe kjo....

6. A u ngrit Kisha e parë në Durrës në vitet 70 mbKr. Nuk quhet edhe kjo....

7. A ka nevojë për të korrigjuar ose riparë ose plotësuar ose saktësuar gjera, jo thoni jo, dakord, por a mund t’i themi të paktën ca gjera të pathëna, ose të thëna keq ose të zëna nga pluhuri, jo thoni prap jo, dakord them edhe unë, qenka shpejt, kur të vijë koha, e cila nuk vjen kurrë, por koha krijohet”, shkruan Guri.

 

E.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 08/05/2022 16:32

    Une jam Dakord me argumentuar tuajat si piknisje te studimeve te thelluara.Ta mbeshtes mendimin dhe argumentet.Por...kjo nuk do te thote se e meriton te behesh president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja