Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit
Genti Ibrahimi dhe Ardian Dvorani
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Ardian Dvoranit dhe Genti Ibrahimi. Deri më tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrat financiare, që u qartësua pas raportit të ekspertëve. Dvorani kishte kandiduar për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj, ndërsa Ibrahimi, në vend të Përparim Kalos.
‘Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese zAltin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.
Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.’- njofton KED.
Aktualisht Dvorani aktualisht mban postin e gjyqtarit ne gjykatën e apelit administrativ, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvorani pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë. Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungës provash. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa, Gent Ibrahimi, ka qenë ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbyllet shqyrtimi në Kushtetuese! Pritet vendimi në ditët në vijim
19 Nëntor, 13:17
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
Ç'behet keshtu ne kete vend? U kap drejtesia me te njejtet fytyra. Dvorani beri 15 vjet ne Gjykaten e Larte ndonese me mandat 9 vjeçar. Nuk pati turp. Nga gjeneral u be kapter, shkoi ne gjykaten e apelit administrativ. Tanime ne Gjykaten Kushtetuese e mepastaj kur t'i mbaroje mandati kushtetues do te shkoje perseri ne Gjykaten e Larte. Si nuk kane turp. I vetmi vend ne bote qe ne nje pozicion zyrtar te larte pasi mbaron mandati shkon ne nje pozicion ne shkalle hierarkike me te ulet. Vetem e vetem qe te mbetesh ne borderote e pushtetit, me te cilet je lidhur ngushte. Nuk ka gjyqtar te larte gjerman apo italian apo grek, qe kur i mbaron mandati te kthehet perseri ne sistem ne gjykate me te ulet. Ne postet e larta duhet qe te jesh 60-65 vjeç dhe me ate mandat te dalesh ne pension e t'a mbyllesh me nder kontributin tend ne sistem. Jane hequr shumica e magjistrateve qe dolen nga shkolla e Magjistratures, me te cilet u mburren te gjithe dhe qe i ndryshuan faqen sistemit per aq sa sherbyen. Tani i shkarkuan, dhe sistemi do mbushet me anetaret e KPA-se, KPK-se, KLP-se, KLGJ-se, dhe keshtu do mbushen te gjitha vendet e gjykates se vetme te apelit ne Shqiperi. Jemi perseri i vetmi vend ku lehtesisht mund te behesh gjyqtar, pa mbaruar shkollen e Magjistratures vetem per shkak te palo ligjeve qe bejne, me kushtin qe ne fund te mbarimit te nje detyre, ZYRTARI KA TE DREJTE TE EMEROHET NE GJYKATEN E APELIT. Kete te drejte e ka dhe prokurori i Pergjithshem madje qe eshte qesharake, pasi ky pozicion vjen nga prokuroret dhe keta nuk duan as prokurore apeli, por gjyqtare apeli, ME NALT DMTH. Do t'i kerkoni nje pjese te gjyqtareve qe keni shkarkuar e nuk do t'i gjeni. Thane qe do ulet korrupsioni, hiçgje nuk eshte ulur. Perseri merren e jepen para, veçse duart e fytyrat kane ndryshuar. Thane qe do vije fryme e re, asgje nuk ka ndryshuar. Behen gjyqet sa per sy e faqe. Bejne gjyqtaret e rinj 10 seanca pergatitore, kur duhet 1-2 seanca. Vendimet behen mbi bazat e konkluzioneve te paleve qe u merren me usb. Nuk krijon kush nje vendim rishtaz. E shume e shume gjera te tjera qe nuk ja vlen te thuhen ne kete lajm, qe te vjen turp kur sheh te tilla emerime.
PërgjigjuSa për të qeshur. U rregulluan ekspertët dhe beniaminët e partisë në të gjitha pozicionet sipërore të sistemit të Drejtësisë. Pas mbarimit të mandatit i ke përsëri në Gjykatën e Lartë. Ju lumtë se asnjeri nuk flet e nuk kundërshton. Të gjithë gjyqtarëve ua futën, pasi menduan se vetingu ishte për Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn. Dhe hoqën nga sistemi një pjesë gjyqtarësh që po t’i kalonin atëhere nul do kishte më vende për kunetërit e partisë apo ekspertët e lartë të reformës. Hoqën gjyqtarë apelesh apo syresh kryetarë vetëm e vetëm të mos i kishn pengesë në rrugën e tyre. Hoqën Belishtën, hoqën Berninën, hoqën Hysniun, hoqën dhe ndonjë të partisë pa ndonjë profil të spikatur për të treguar se kur heqin të partisë me të tjerët nuk e lanë problem. Hoqën Trenovën. Hoqën Izetin e lanë Valbon Çekrezin që i binte të fikët kur i vinin pyetjet, njëlloj si Toska.
PërgjigjuE sakte shume. Dhe per me teper ligji nuk I lejon te shkojne duke qene se kane qene eksperte te reformes. Po normal qe ju duhen njerezit e tyre. Pinjollet e bllokut dhe trashegimtaret e komunizimit. Kete reportin e Gentit si e bene ekspertet apo si e do zonja KED?? Turpe