Kandidatë të njëjtë në lista, KQZ
kthen për rishikim 8 parti

TIRANE - KQZ kthen për rishikim dhe plotësim të kandidatëve 8 subjekte politike, që kanë emra të përbashkët ndërmjet tyre. Ka qenë kjo një nga problematikat e evidentuara në mbledhjen për miratimin e listave shumëemërore të partive politike të regjistruara në KQZ, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 23 Qershorit. Kanë qenë 31 parti politike të marra në shqyrtim sot nga 65 parti që kanë dorëzuar listat në institucionin zgjedhor.

Subjektet zgjedhore të cilat KQZ ka kthyer për plotësim emrash, pasi nuk kanë plotësuar kërkesat për miratimin e listës shumëemërore, duke kanë pasur kandidatë të përbashkët ndërmjet tyre janë:
Partia “Ardhmëria Shqiptare“ me Partinë “Uniteti Europian“.
Partia “Arbënore Kombëtare“ me Partinë “Rruga e Vërtetë Kombëtare“.
Partia e “Pajtimit Kombëtar“ me Partinë Konservatore.
Partia e “Gjelbërt me Partinë “Lidhja Demokristiane e Shqipërisë“.
Partia “Komuniste Shqiptare” me Partinë “Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve“.
Partia “Ligj dhe Drejtësi” me Partinë Social-Demokrate.
Partia “Lëvizja për Drejtësi Shqiptare” me Partinë Komuniste.
Si dhe Partia Konservatore.

Ndërsa pjesa tjetër e subjekteve zgjedhore të marra në shqyrtim kanë plotësuar kërkesat për miratimin e listës shumëemërore, të cilat janë :
Partia “Socialiste e Vërtetë ‘91“
Partia Ambientaliste
Partia e Punës së Shqipërisë
Partia e “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian“
Partia “Agrare Ambientaliste“
Partia “Socialiste e Moderuar“
Partia e “Bashkimit Republikan Shqiptar“
Partia e “Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane“
Partia Republikane Shqiptare
Partia “Tolerenca e Re e Shqipërisë“
Partia “Lëvizja Punëtore Shqiptare“
Partia “Balli Kombëtar Demokrat“
Partia e “Punës së Shqipërisë e Riorganizuar“
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar“
Partia “Kristian-Demokrate e Shqipërisë“
Partia Aleanca Popullore
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia e Drejtave të Mohuara
Partia Rruga e Lirisë
Partia Shqiptare “Atdheu”
Partia “Lëvizja e Legalitetit“
Partia “Fryma e Re Demokratike“

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së nuk u diskutuan listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Partitë politike përmbyllën listat ditën e Hënë dhe i depozituan ato në KQZ, brenda afatit ligjor.

Redaksia online
(j.t/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime