VORË - Ambasadori britanik, Nicholas Cannon ka folur nga Vora për A1 Report, ku i pyetur në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit Llalla për kandidatët të inkriminuar, theksoi se votuesit kanë dijeni për backgraundin e kandidatëve.
“Nuk e kam parë deklaratën e zotit Llalla prandaj nuk mund të komentoj mbi një deklaratë që unë nuk e kam parë por besoj që votuesit kanë dijeni për backgraundin e kandidatëve kështu që besoj e kanë parasysh kur bëjnë zgjedhjen e tyre.” –tha Cannon.
Më tej ai bëri me dije se në Qendrat e Votimit të monitoruara ka pasur incidente të vogla, por situata tashmë është normale.
“Me aq sa kemi parë nga këtu dhe disa Qendra Votimi në Durrës kemi parë që njerëzit janë shumë entuziast për të votuar janë duke dalë dhe duke votuar. Në numrin e vogël të qendrave të votimit të cilat ne kemi vizituar dhe monitoruar nuk kemi vënë re ndonjë incident dhe ndonjë problem i vogël që mund të këtë qenë është zgjidhur aty për aty nga komisionerët kështu që çdo gjë ka qenë e qetë.”- tha Cannon për mikrofonin e A1 Report.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO