Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho në Report Tv: Njerëz që u shërbejnë kryeministrit! Drafti për Kosovën? Rama është i kapur nga Vuçiç

‘Diplomacia shqiptare është krisur.’ Ky ka qenë mesazhi nga ish ambasadori Agim Nesho, njëherësh nënkryetar i Partisë së Lirisë në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.

Sipas Neshos, emrat e propozuar për ambasadorë janë njerëz që i kanë shërbyer kryeministrit dhe janë miqtë e tij. Madje ai shton se Rama ka deformuar politikën e jashtme pasi çdo gjë bëhet sipas tekave të Ramës.

“Do t’i bëjë proceset sikur nuk kanë vlerë. Këtu kemi një njeri që ka kurajë dhe të vërë miqtë e tij në krye të institucioneve. Unë s’dua të bëhem kritizer, mes tyre ka dhe të aftë, po këto janë ata që ka gjetur. Rama e ka prishur diplomacinë shqiptare. Ka filluar që nga de legjitimimi i liderëve kryesorë, nga ministrat e jashtëm, ashtu sikurse të kuorumit të anëtarëve të qeverisë. Tani po përpiqet të tregojë që në këtë fushë të de legjitimohen dhe të vërë njerëz që janë të parapëlqyerit e tij. Ka ambasadorë që s’kanë ndonjë kontribut.”- tha Nesho.

Megjithatë, ai vlerësoi kandidaturën e Ervin Bushatit për ambasador në SHBA.

“Një ndër njerëzit  është Bushati, i pranueshëm, ka një eksperiencë, shkollim. Një njeri që është çarë vetë për të mbrojtur në çdo debat Ramën.

Shikoni ku kemi vajtur, po deformohet politika shqiptare edhe në lidhje me Kosovën. Këto janë tekat e kryeministrit shqiptar. Asnjë institucion s’e korrigjon. Njerëzit e angazhuar, pedagogët, për të cilët Shqipëria ka nevojë, janë shmangur dhe bëjnë eksperimente të tilla.”—tha ai.

Nesho tregoi edhe disa nga kriteret që do duhej të përmbushte një diplomat ose ambasador për të marrë këtë post të rëndësishëm. Nesho përsëriti se diplomacia shqiptare kërkon një reformim të madh nga poshtë lartë.

“Nga ana profesionale të njohë ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare. Njohuri të mira në marrëdhënie ndërkombëtare dhe eksperiencë të jashtëzakonshme

Ambasadorllëku, në shumë raste është e drejta e partisë e mazhorancës që t’i emërojë. Por kjo nuk ndodh, sepse në shumë raste, sesi këto pozicione janë vendosur nga miqësitë.

Diplomacia kërkon një reformë të jashtëzakonshme nga poshtë lart. Është një diçka që do i duhet një kohë e gjatë Shqipërisë.”- tha Nesho.

Nesho komentoi edhe draftistatuin nga ana e Shqipërisë për zgjidhen e asociacionit me Kosovës dhe Serbisë. Ish ambasadori ka kritikuar Ramën që përdor çështje të tilla për të bërë servilin.

“Do të jetë i pranueshëm për ndërkombëtarët. Që nga armët kimike, afganët është e dukshme si lider servil dhe klientelist. Kjo bën që dhe shtetet që kemi marrëdhënie të ngushta t’i pëlqejnë. Në lidhje me Kosovën, unë mendoj se ka diçka tjetër, Rama ka kaluar vizat e kuqe, është kapur nga politika e Vuçiçit. Patriotizmin e tij e hedh në funksion të ruajtjes së karriges së tij. Ai po punon kundër interesave kombëtare.”- përfundoi Nesho.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 13/06/2023 20:15

    Rama dhe Vucici e kan në prins plantazhin më të madhë të drogës në Jovanjica të Vojvodines ( serbi)….! Aty edhe filloi initiativs që ta nisin ”balkanin (më një L ) e hapur serborus ” duke pritur që Putini do ta foton luften dhe pastaj për mes Hungaris,Serbis dhe Kosoves e Maqedonis të dal në Durrës dhe pastaj dihet….

    Përgjigju
  • Dori: 13/06/2023 19:06

    Rames ti vini anash

    Përgjigju
  • Roni: 13/06/2023 19:06

    Ju sdini ca flisni

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/06/2023 18:57

    Po ti mor neshoambasadori je i kapur nga likeBATAKÇIU prapavije e sigurt e VuçiqKAKËS po se po por edhe i putinNGRATËS. Ik mor llum beji hije likesevdaliut te alkolizuar ose baftjarit te skraparit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë