Kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat! Përfaqësuesi për NATO-n: Kosova, prioriteti ynë! Çollaku: Tejkalo qëndrimet e qeverisë

Ndryshe nga 4 kandidatët e javës së kaluar, 4 emrat e rinj për ambasadorë që u prezantuan sot në Komisonin e jashtëm morën mbështetjen e mazhorancës. Duke u ndaluar konkretisht te Ilir Gjoni, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Selinë e NATO, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment me rëndësi të veçantë.

“Do shpresoja të tejkalohej një paqartësi që e konsideroj në qëndrimin e Qeverisë sikur bëhet fjalë për Kosovën. Shqipëria nuk mund të jetë palë e tretë, Shqipëria do mbete palë në krah të Kosovës. Eksperienca juaj i jep të drejtë këtij shqetësim  tim, e pohoni ase jo. Është shumë jetike mbështetja që i japin në Kosovës.

“Dua të jap garanci që në punë time qoftë para dhe tani prirem nga interesat kombëtare dhe s’do ketë një rast të vetëm që të dalloni një element të anësisë politike", tha Ilir Gjoni

Ndryshe nga deputetët e tjerë opozitar, Çollaku ka përshëndetur edhe kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi.

“E përshëndes emërimin e Bushatit, ka njohjen e politikë. Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thoja të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej.

Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi tha se do të ketë si synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të madhe do i kushtojë bashkëpunimit në arsim, turizëm, në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ndërsa Mustafa Nano, kandidati për ambasador në Zvicër  tha se e sheh këtë detyrë që do të ruaj komunikim të vazhdueshëm më institucionet në Shqipëri.

Ditën e sotme u prezantua Blerta Kadzadej, kandidat për ambasadore në Turqi  si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin.

Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident.

Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident

Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident     

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Kandidat për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Kisha menduar se do vdes në gazetari

 

Mustafa Nano kandidati për ambasador në Zvicër doli sot para Komisionit të Jashtëm ku prezantoi prioritetet e tij. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Nano pati një prezantim më atipik, që pritej nisur edhe nga karriera e tij gazetareske. Nano tha se nuk e kishte rreth dy dekada që nuk e kishte menduar që do t’i ofrohej të kandidonte për ambasador, duke thënë se kishte menduar se do kishte vdekur në gazetari.

Kam më shumë se dy dekada që nuk e kam menduar që do ndodh në rrethana të tillë, pasi e lash detyrën e diplomatit dhe u futa në gazetari, mendova që do ne gazetari do vdisja, mbase aty do vdes. Megjithatë ja ku jam. Siç shpresoj që detyra e ambasadorit të jetë gjithashtu interesante, por për të dytën nuk kam dyshime, sidomos për faktin që do jem në Zvicër, është një vend që e dua shumë, e akoma dashur gjithmonë besoj se bini në një mendje me mua që është vend i mrekullueshëm. E shoh si një detyrë që edhe me ata do komunikoj vazhdueshëm, Kosova ka diplomacitë e veta, ambasadat tona e kanë bërë të udhës që ta mbajnë hapur derën për shqiptarët e të gjitha viseve. Duke mbajtur një fokusim të veçantë që detyra që mua më takon, të përgjigjem për vendin tim, por edhe për ata shqiptarë që i përkasin vendit tim. Unë e kam përfytyruar punë e mbase edhe kur nuk e çoja nëpër mend që këtë detyrë mund ta bëjë, si një detyrë shumë të fisshme. Do doja të isha më aktiv, sa herë për shqiptarët, flitet, raportohet në media, sa herë flitet në politikën zvicerane. Do doja që zëri i ambasadorit të jetë i pranishëm, në forma të caktuara. Detyra tjetër është rrugëtim, si çdo ambasador tjetër. Do kuroj marrëdhëniet mes shteteve, në terma ekonomikë, kulturorë. Do ta bëj me dëshirë me zell.

Ora 13:11
Bosët e mafies fshihen në Dubai, kandidati për ambasador: Marrëveshja ekstradimit do jetë prioriteti im

 

Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi i pyetur në Komisionin e Jashtëm se çfarë do të bëjë për të arritur një marrëveshje për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai, tha se do të jetë në prioritetin e tij. Kurtezi tha se puna për një marrëveshje të tillë ka nisur dhe ai do të bëjë çmos që ta shtyjë përpara.

Kuadri lidhor është i konsoliduar. Sa i takon marrëveshjeve në fushën penale janë pothuajse të papërfunduara. Por mesa lexoj nga dosjet ka filluar puna dhe roli im do jetë që të shtyhet më tej. Si psh marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend. E specifikova që do jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do shkojë ne perspektivë, sepse është e dyanshme.

Ora 12:57
Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe: Prioritet rritja e shkëmbimeve tregtare, truizëm e në sigurinë kibernetike

 

Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi prezantoi në Komisionin e Jashtëm prezantoi prioritete e tij. Kurtezi tha se do të ketë si synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të madhe do i kushtojë bashkëpunimit në arsim, truizëm, në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve etj.

Kurtezi tha se do angazhohet të punojë për të intensifikuar ndihmën dhe ekspertizën e Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike dhe digjitale, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Për të punuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të dy vendeve. Marrëdhëniet politike, mes dy vendeve janë vënë 30 vite më parë dhe kanë njohur zhvillime pozitive, duke u karakterizuar nga një trend në rritje. Palët janë të interesuar të rrisin përfitimet ekonomike, të dyja vendet bashkëpunojnë ngushtim në këshillin e sigurimit sa i takon mbështetjes së kandidaturave reciproke apo edhe hartimit të rezoluta. Ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i nivelit të bashkëpunimit, forcimi i bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe këshillit kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Marrëdhëniet ekonomike janë dimension i rëndësishëm, rezultatet e bashkëpunimit  kanë njohur zhvillim dhe kanë kapacitet për avancimin mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimi ekonomik, ka hapësira për t’i rritur bashkëpunimet, marrëdhëniet e mira politike krijojnë hapësirë për rritjen e bashkëpunimeve ekonomike dhe shkëmbimet tregtare Mbajtja e takimit të parë të komisionit të përbashkët ekonomik. Do punoj për intensifikimin e bashkëpunimit me fondin e Abu Dhabit, turizmit. Angazhohem të punoj për të intensifikuar ndihmë dhe ekspertizën e saj për sigurinë kibernetike dhe digjitale, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ora 12:33
Kandidati për ambasador në NATO: Kosova do jetë prioriteti ynë! Çollaku: Tejkalo qëndrimet e Ramës, Shqipëria duhet të jetë krah saj

 

Kandidati për ambasadori i Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni doli sot para Komisionit të Jashtëm dhe prezantoi prioritete e tij. Padyshim, nisur edhe nga situata në veri të Kosovës, Gjoni tha se Kosova do të jetë prioritet

“Do të punoj me fokus për të nxitur vëmendjen e NATO-s kundrejt rajon tonë për gjithësi dhe Kosovës në përgjithësi. Do të garantoj bashkëpunim aktiv me ministrinë e mbrojtjes me angazhimet ushtarake të vendit tonë në NATO. Për t’iu falënderuar për inkurajimin. Dua të jap garanci që në punë rime qoftë para dhe tani prirem nga interesat kombëtare dhe s’do ketë një rast të vetëm që të dalloni një element të anësisë politike. Në atë moment të jeni të sigurt që do kthehem këtu dhe s’do jem përfaqësues i Shqipërisë. E them para jush që ta keni si fakt. Ne njihemi me një pjesë të mirë prej jush. Gjysmën e jetës e kam kaluar në ministrinë e jashtme, bëhen 20 vjet që punoj në këtë sektor. Çështja e Kosovës, nuk  për te problem kryesor që ka NATO Ukraina, por tek interesi ynë që lidhet me rajonin, por në mënyrë të veçantë edhe më Kosovën. Është një çështje që është e rregullon më konventa ndërkombëtare, ne jemi brenda NATO-s, një organizatë ku katër vende nuk e kanë njohur Kosovën, kjo do jetë pjesë e punës dhe veprimtarisë politike që ne do bëjmë atje”, tha Gjoni.

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se mbështetja që i jep Shqipëria Kosovës është jetike. Ai kërkoi që Gjoni të tejkalojë qëndrimet e qeverisë shqiptare kundrejt Kosovës dhe të bëhet krah i saj, jo të qëndrojë si palë e tretë.

Me emrin e gjonit si përfaqësues në NATO, është zgjedhje e mirë, cilësore, në eksperiencë dhe ekspertizë dhe në rëndësinë e atij misioni që ka përballë për të kryer. Sugjerim miqësor. Do shpresoja të tejkalohej një paqartësi që e konsideroj në qëndrimin e Qeverisë sikur bëhet fjalë për Kosovën. Shqipëria nuk mund të jetë palë e tretë, Shqipëria do mbete palë në krah të Kosovës. Eksperienca juaj i jep të drejtë këtij shqetësim  tim, e pohoni ase jo. Është shumë jetike mbështetja që i japin në Kosovës.

Ora 11:47
Çollaku përshëndet kandidaturën e Ervin Bushatit si ambasador në SHBA: Sfida është nëse do lërë pas ndasitë politike

1686562869_Screenshot2.jpg

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka përshëndetur kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi. Çollaku tha se sfidë do mbetet nëse Bushati do jetë ambasador i një pale apo do lërë pas ndasitë politike.

“E përshëndes emërimin e Bushatit, ka njohjen e politikë. Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thoja të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej. Ju keni shërbyer në sektorin e konsullatës prej vitesh, por ju po shkoni ambasadore në një ndër vendet më të rëndësi strategjike për Shqipërinë. Ke një detyrë shumë të madhe, për ti shërbyer interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga radha, pashë që diasporës shqiptare në Turqi e aletë nga mesi i fundit kur bëhet fjalë për diasporën atje, nuk është vetëm çështje konsullore, burokratike, sidomos në Turqi kemi potencial të jashtëzakonshëm, është një hapësirë që duhet ta eksplorojmë, ju duhet të ngacmoni qeverinë e parlamentin me nisma për ta bërë aktive diasporën, shpresoj të jeni më aktive”, tha Çollaku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it