Kandidatët për anëtarë të KLD-së, sot seancë dëgjimore në Kuvend

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvillon sot seancë dëgjimore me dy kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë(KLD), të propozuar nga maxhoranca, Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla.

Dy kandidatët e propozuar nga maxhoranca do të zëvendësojnë në KLD anëtarë e shkarkuar së fundi nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Kandidati Vangjel Kosta ka shërbyer si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ndërsa sot ushtron profesionin e avokatit. Në vitin 2010 ai u propozua nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por dekreti i emërimit të tij u rrëzua në atë kohë në Kuvend nga deputetët e maxhorancës së djathtë.

Kandidatja tjetër për anëtar të KLD-së, Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Kuvendit, ndërsa më parë ka qënë anëtare e KQZ-së.

Gjithashtu, komisioni i Ligjeve zhvillon sot dhe seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Presidenti për anëtari të Gjykatës së Lartë. 

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)