Kandidatët për çmimin The Best, FIFA tregon futbollistët dhe trajnerët që synojnë trofeun! Mungon Ronaldo

Kandidatët për çmimin The Best, FIFA tregon futbollistët dhe trajnerët që synojnë trofeun! Mungon Ronaldo

Trofeu i 'FIFA The Best'

FIFA ka shpallur këtë të enjte të nominuarit në kategori të ndryshme për edicionin 2023 të çmimeve më të mira të futbollit (The Best), duke përfshirë lojtarët/et më të mirë meshkuj dhe femra. Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mira do të mbahet të premten, më 6 tetor 2023.

Në 12 muajt e fundit janë zhvilluar Kupat e Botës për meshkuj dhe femra, me nominimet që do marrin parasysh performancën e periudhës nga 1 gushti 2022 deri në 20 gusht 2023.

Veç lojtarëve, FIFA ka bërë me dije edhe emrat e trajnerëve të nominuar për të fituar çmimin e më të mirit, kjo sipas një votimi të hapur në faqen zyrtare të organit ndërkombëtar të futbollit.

Në listën prej 12 kandidatësh për çmimin janë emra si ai i Leo Messit, Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Julian Alvarez, Marcelo Brozovic, Ilkay Gundogan, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Viktor Osimhen, Declan Rice dhe Bernardo Silva po ashtu janë në garë. Bie në sy se mungon Cristiano Ronaldo.

FIFA ka shpallur të nominuarit për çmimin The Best, në kategorinë e trajnerit, ku në garë janë pesë të tillë. Pep Guardiola, Simone Inzaghi, Ange Postecoglou, Luciano Spalletti dhe Xavi. Favorit absolut shihet Pep Guardiola i cili me Manchester Cityn arriti të fitojë tre trofe.

Të nominuarit për lojtarët më të mirë të FIFA-s për meshkuj

Julián Álvarez (Argjentinë); Marcelo Brozovic (Kroaci); Kevin De Bruyne (Belgjikë); İlkay Gündoğan (Gjermani); Erling Haaland (Norvegji); Rodrigo (Rodri) Hernández Cascante (Spanjë); Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji); Kylian Mbappé (Francë); Lionel Messi (Argjentinë); Victor Osimhen (Nigeri); Declan Rice (Angli); Bernardo Silva (Portugali).

Të nominuarit për trajnerët më të mirë të FIFA-s për femra

Peter Gerhardsson (Suedi): Jonatan Giráldez (Spanjë); Tony Gustavsson (Suedi); Emma Hayes (Angli); Sarina Wiegman (Holandë).

Të nominuarit për trajnerët më të mirë të FIFA-s për meshkuj

Pep Guardiola (Spanjë); Simone Inzaghi (Itali); Ange Postecoglou (Australi); Luciano Spalletti (Itali); Xavi (Spanjë).

Të nominuarit për portieret më të mira të FIFA-s për femra

Mackenzie Arnold (Australi); Ann-Katrin Berger (Gjermani); Catalina Coll (Spanjë); Mary Earps (Angli); Christiane Endler (Kili); Zećira Mušovich (Suedi); Sandra Paños García-Villamil (Spanjë).

Të nominuarit e FIFA-s për portierët më të mirë për meshkuj

Yassine Bounou (Marok); Thibaut Courtois (Belgjikë); Ederson (Brazil); André Onana (Kamerun); Marc-André ter Stegen (Gjermani).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër