Kandidatët për kryetar dhe testi moralit

Kandidatët për kryetar dhe testi moralit

Selia e Partisë Demokratike

Kandidatët për Kryetarë të PD kanë detyrim të shprehen për qëndrimin e Departamentit të Shtetit dhe cila do jete përqasja e tyre në krye të PD. Kjo teme është tema kryesore për ringritjen e PD dhe moralin e saj.

Kjo nuk duhet vetëm të kufizohet si pike tek ish-Kryeministri Berisha, por të gjithë bashkëpunëtoret e tij dje në poste kyçe apo sot edhe si deputet të zgjedhur nga lista e PD.

Meqë z. Berisha e ka çuar në gjykate këtë gjë, kjo s'duhet të shërbeje si alibi “po e mbajmë në grup parlamentar deri sa flasë gjykata” apo pastaj “jo se gjykata e mbylli po fakte ska.”

Por duhet që z. Berisha që si i zgjedhur i parlamentit të vazhdoj, nëse e ka gjykuar shërbimin e tij në Kuvend si me vlere, jashtë grupit parlamentar të PD deri në përfundim të procesit gjyqësor që ka nisur. Këtij mund ti bashkohen me vullnet të lire dhe të tjerë deputet të zgjedhur të PD nëse dëshirojnë.

Me fitoren e këtij procesi nga z. Berisha si dhe dënimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit nga gjykata, ai mund të mirëpritet në këtë grup parlamentar. Ashtu si dhe ndjekësit e tij.

Kjo shkon në linje dhe me ligjin antimafia që propozonte kryetari Basha. I cili deklaronte që barra e provës për të korruptuarit do binte mbi ata.

Është koha që z. Basha dhe çdo kandidat tjetër të jene koherent. Në të kundërt kushdo fiton është i damkosur bashke me partine që do drejtojnë.

Është koha që PD ta mbyll kapitullin me 2013, dhe jo ta mbroj atë, sepse këtë e kërkon jo vetëm rrethanat por edhe progresi i Shqipërisë. Vlerësimin e asaj periudhe t'ja lënë historianëve.

Kandidatet për Kryetar të PD duhet të thonë dhe ke do lënë jashtë grupit parlamentar. Një grup parlamentar me njëzet veta të pa kompromentuar, që lexojnë, punëtor dhe luftarak është çelësi ringritjes se PD, opozitarizmit modern, dhe sjelljes shprese në Shqipëri.

Një grup parlamentar me 59 deputet, ku me shume se gjysma janë mollë të kalbura, që e kanë Kuvendin vend për të mbrojtur ose avancuar stilin e tyre të korruptuar të jetesës, nuk i duhet as Shqipërisë as PD.

Ketë e kërkon Shqipëria dhe Amerika, aleati unë kryesor.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali vicdoli: 22/05/2021 18:26

    Testi i moralit?i thjeshte-distancimi nga krimi 30 vjecar mbi supet e pd dhe kreut te saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë