Agjencia e vlerësimit financiar, Standard & Poor's e ka ulur vlerësimin e saj për stabilitetin e Tether në nivelin 5 ("i dobët"), më i ulëti në shkallë. Tether nuk është vetëm një gjigant i kriptomonedhave, por është edhe aksioneri i dytë më i madh i Juventusit, duke mbajtur 11.7% të aksioneve të klubit.
Gjykimi i Tether dhe S&P: shumë investime të rrezikshme si kolateral - Me këtë vendim, S&P ka ngritur shqetësime në lidhje me stabilitetin e Tether. Kompania lëshon një monedhë dixhitale (USDT) që supozohet të ketë gjithmonë vlerën e saktë të një dollari. Për të garantuar këtë vlerë, Tether duhet të ketë rezerva ekuivalente (para në dorë ose asete) në dispozicion.
Problemi i ngritur nga S&P, shkruan Calcio e Finanza, është se këto rezerva përbëhen gjithnjë e më shumë nga investime të rrezikshme dhe më pak nga dollarë "të sigurt". Sipas raportit, gati një e katërta (24%) e kolateralit të Tether është investuar në asete të paqëndrueshme si Bitcoin, ari dhe kredi. Pjesa e Bitcoin në veçanti është rritur ndjeshëm.
Rreziku, shpjegon agjencia, është i thjeshtë; nëse vlera e Bitcoin ose e investimeve të tjera do të binte papritur, Tether mund të mos ketë fonde të mjaftueshme të sigurta për të mbuluar vlerën e monedhës së saj .
Edhe pse Tether është një gjigant me vlerë mbi 180 miliardë dollarë dhe deri më tani ka provuar të jetë i qëndrueshëm në treg, agjencia e vlerësimit paralajmëron; përmirësimi i vlerësimit të saj kërkon siguri më të madhe, më pak rrezik dhe shumë më tepër qartësi. Ky është një mesazh i rëndësishëm për një kompani që luan gjithashtu një rol kyç në bazën e aksionerëve të 'Zonjës së Vjetër'.
Komente








