TIRANE - Mësuesit e rinj që do të japin mësim në shkollat tona janë shumë të dobët. Pjesa më e madhe e tyre nuk zotërojnë as nivelin minimal të njohurive, që pretendojnë t’u mësojnë nxënësve. Këtë e ka zbuluar edhe rezultatet e provimit të shtetit të sezonit të korrikut, ku në mjaft prej lëndëve të testuara, mësuesit e rinj kanë rezultuar ngelës në masë. Kështu, në lëndën e Matematikë-Fizikë kanë rezultuar 86% ngelës; në Matematikë-Informatikë 82% e mësuesve të testuar kanë rezultuar ngelës; në Fizika kanë rezultuar ngelës 60%; në Kimi 65%; në Histori 63%; ndërsa Gjuha Shqipe ka pasur rezultatin më të lartë me vetëm 26% ngelës dhe Anglishtja po ashtu me vetëm 30% ngelës.
Ndërsa mësuesit e arsimit fillor kanë rezultuar shumë problematikë, pasi janë vlerësuar me notën katër 75% e kandidatëve për mësues të testuar. Në total në këtë sezon iu nënshtruan testit plot 600 të rinj të diplomuar për mësuesi që duan të fusin emrin në listën e kandidatëve për mësues. Sipas AKP-së, që kryen edhe provimin e shtetit, në testin e Gjuhës Shqipe u regjistruan 117 kandidatë, në provim u paraqitën 102 mësues, prej të cilëve 25 mbetën.
Ju nënshtruan provimit të diplomuarit në Histori-Gjeografi dhe Edukatë, rezultuan 59 dhe 35 të regjistruar, përkatësisht 46 dhe 26 të paraqitur; ndërkohë 13 dhe 8 mbetën në Gjeografi dhe Histori. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve më problematikë janë kandidatët që janë diplomuar në universitetet e rretheve. Shifrat e dala nga testi i provimit të shtetit tregojnë se ky provim, është kthyer tashmë në të vetmin filtër që përzgjedh ata që mund të fitojnë të drejtën për të dhënë mësim në shkollat tona.
Ndërkohë që sipas programit të hartuar nga ekspertët e MASH-it, provimi i shtetit për mësuesit është i përbërë nga dy pjesë: pjesa pedagogjike, që do të zërë rreth 40 për qind të pyetjeve, dhe pjesa profesionale, që do të zërë 60 për qind të pyetjeve. Programi i provimit të shtetit për pjesën pedagogjike është një program orientues, që do të bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë vetëm për përgatitjen profesionale që mësuesi ka në lëndën përkatëse ku ai është specializuar gjatë studimeve të shkollës së lartë.
REZULTATET E PROVIMIT TË SHTETIT ■ Matematikë-Fizikë 86% ngelës
■ Matematikë-Inform 82% ngelës
■ Fizika 60% ngelës
■ Kimia 65% ngelës
■ Historia 63% ngelës
■ Gjuha Shqipe 26% ngelës
■ Anglishtja 30% ngelës
■ Arsimi Fillor 75% ngelës
■ U testuan 600 mësues
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43