Në prag të zgjedhjeve vendore, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë e Elbasanit ka bërë një deklaratë në faqen e tij në facebook, ku është shprehur i bindur se Elbasani do të votojë masivisht në zgjedhjet e 14 majit dhe do t’i besojë atij drejtimin e bashkisë.
Në deklaratën e tij ai është shprehur se ajo që i ka dalluar brezat përpara nesh dhe që i ka bërë njëkohësisht më të admirueshëm, është serioziteti.Sipas tij është e paimagjinueshme që dikush t’i qeveriste brezat e mëparshëm me tallava, duke ironizuar kështu kryeministrin dhe këngën e fushatës së Partisë Socialiste.
Më tutje ai ka shkruar se beson se guximi i dikujt për t’i trajtuar njerëzit si kafshë të zbutura në cirkun e politikës tallava meriton vetëm një përgjigje: të votohet masivisht.
“Guximi i dikujt për të na trajtuar si mbeturina njerëzore, si krijesa të dehura, si qenie me identitet endacak meriton vetëm një përgjigje: Votën masive. Le t’i tregojmë atij që guxon - se ne jemi bijtë e atyre etërve seriozë, atyre burrave e grave të rralla që ishin e janë hijerëndë në fjalë e të drejtë në gjykim, të butë në shpirt, por të pathyeshëm në virtyt. Le t’u tregojmë atyre që nuk na njohin se ne vlejmë shumë më tepër sesa vota sot apo politika e ditës! Elbasani është i përjetshëm”, u shpreh Boçi
Lajmi kryesor:
'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)
26 Dhjetor, 15:33
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59