Në një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, Pashk Gjoni kandidati i koalicionit Berisha-Meta u premtoi votuesve të rinj se bashkia do të jetë në mbështetjen e tyre për çdo lloj ideje apo projekti që ata do të propozojnë.
Kandidati për bashkinë e Lezhës, dëgjoi problematikat e të rinjtë e qytetit të Lezhës, të cilëve u tha se në fokus të planeve për të rinjtë është ndërtimi i administratës nga të rinjtë. Ai tha se 40% e administratës do të përbëhet nga rinia, e cikla duhet stimuluar për të mos u larguar nga vendi.
"Mundësia e parë dhe mundësia e fillimit të turit politik është 14 maji dhe pas 14 majit jo më pak se 40 për qind e administratës do të jetë e përbërë nga të rinjtë. Përse do të jetë e hapur për rininë, sepse jemi këtu për t’ju krijuar kushtet të rinjve që ta bëjë këtë vend më të banueshëm", tha Gjoni
Lajmi kryesor:
Vendoret e 14 majit/ Ndreu në Lezhë: Mandatin e ardhshëm, projekti që nuk do lejojë përmbytjen! Spahia: Shkodra është lënë në harresë nga qeveria












