Kandidati i LSI-së Lemi Muçaj ka parështruar arsyet se pse qytetarët duhet ta votëbesojnë më 25 prill.

Ai thotë se ka një numër hyjnor në fletën e votimit dhe se sipas fesë islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve.

Postimi i plotë

“Nr 23 është nr Fati Sipas Fesë Islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve. Në Kinën e lashtë nr 23 tregonte mashkullin ideal. Gjaku bën qarkullim të plotë tek njeriu për 23 sek. Çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome, dhe është kromozoni i 23-të ai që përcakton gjininë”, shkruan kandidati Lemi.