U prangos dje dhe ndodhet në qeli, Kryemadhi e kandidon për deputet në Elbasan! I akuzuar më parë edhe për një aksident me vdekje në 2015-n dhe vjedhjen e 500 milionë lekëve

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan, Sokol Skura, 42 vjeç, i pesti në listë në këtë qark, është arrestuar në flagrancë pasi është kapur nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje te dehur. Sokol Skura momentalisht ndodhet në qelitë e paraburgimit në Elbasan, që nga ora 9 me mbrëmjes së kaluar. Pritet që Skura të dalë nesër para gjykatës për veprën penale ‘Drejtim i mjetit në gjendje të dehur’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Skura është ndaluar edhe më parë për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ky person në vitin 2015 është arrestuar përsëri pasi akuzohej për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata.

Sokol Skurën, Partia Socialiste e ka larguar që në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Ish-nëndrejtori i FDSKSH, (Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor)  Sokol Skura, ka qenë kandidat për deputet në Librazhd në zgjedhjet e vitit 2013. Sokol Skura, ishte i fundit në listën e kandidatëve për Qarkun e Elbasanit dhe nuk ia doli të ulet në karrigen e Kuvendit. Ndërkohë në 2017 emri i Sokol Skurës doli dhe në raportin e Departamentit të Antikorrupsionit të Këshillit të Ministrave për vjedhjen e barnave me rimbursim për të cilën llogaritet një dëm prej 1.5 miliardë lekësh.

Rrjeti i farmacistëve lidhura me ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u vunë në hetim për mashtrim me rimbursimet përmes recetave të falsifikuara në emër të personave të vdekur ose atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në total gjatë 8 viteve të fundit, tre farmacitë në pronësi të familjes Skura – Geni&Lori, Eurofam2 dhe Coli’s kanë përfituar 765 milionë [6 milionë euro] lekë rimbursime nga FSDKSH.

Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik. Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet korrupsionit.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka kërkuar partive të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA kanë rënë vesh të shurdhër.

1615203730_16151999661608670953sokolskurra.jpg

Monika Kryemadhi pranë Sokol Skurrës
 

Kandidati i Lëvizjes Socialiste në Elbasan, Sokol Skura, i pesti në listë


Lajmi kryesor:

LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Monika Kryemadhi kryeson në Tiranë, Fier e Elbasan! Drejtuesit politik të qarqeve në vend të sigurt


M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 08/03/2021 18:11

    Te gjithe hajdudet bashke monika krymadhi, miranda rira,sokol skura dhe mitat gjura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr