Kandidati nga PDK, krijon databazën e AKI-së

Kandidati nga PDK, krijon databazën e AKI-së
Kosova nuk e ka një listë ku hyjnë ndërmarrjet e përgjegjshme, sikurse nuk ka as ligj për prokurime speciale, kur lidhin një kontratë sekrete.
Qeveria e Kosovës ia ka besuar ndërtimin e bazës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) një kompanie private, për të cilën edhe vetë kreu i AKI-së e pranon se nuk ka shumë kontrata me institucionet shtetërore, shkruan gazeta JNK. 

Kompania “Ing Engineering”, nga Suhareka, në gusht të vitit të kaluar ka lidhur me Ministrinë e Administratës Publike një kontratë 5 milionë euroshe për ndërtimin e bazës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Për, këtë nuk ka pasur një procedurë të hapur të prokurimit publik, por është përdorur procedura e negociuar. 

Kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj e pranon se kompania nga Suhareka ka pasur më së paku kontrata me institucione shtetërore nga katër kompanitë e tjera që janë ftuar të ofertojnë. Por, sipas tij, përzgjedhja e kontraktorëve të vazhdueshëm të Qeverisë ka mundur të kishte konotacione se ato po favorizoheshin nga shteti. 

Por, AKI nuk e ka vërejtur afërsinë e “Ing Engineering” me PDK-në e Hashim Thaçit.
 
Hazir Hajdari, i cili e mban pozitën e zëvendësdrejtorit gjeneral të “Ing Engineering”, në vitin 2007 ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që udhëhiqet nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi. 

Hajdari, aktualisht është këshilltar komunal në Suharekë, po nga radhët e partisë së kryeministrit Thaçi. Ai kur është kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë nuk ka dashur të flasë për kontratën “sekrete” me Qeverinë e Kosovës, me arsyetimin se vëllai i tij, Rexhepi, i di më mirë punët që lidhen me tenderë, shkruan me tej JNK. 

“Tash e mora vesh këtë. Nuk e kemi pasur këtë informatë më parë. Por, mendoj që nuk është mirë të diskualifikohen njerëzit vetëm pse kanë votuar për një parti, ose që janë me një parti”, ka deklaruar kreu I Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, Bashkim Smakaj. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja