Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është një vlerë e kombit e tonë e cila na dallon dhe na nderon.

Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha, i cili së bashku me besimtar të shumtë katolikë e myslimanë ishin në kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.

Të pranishëm në këtë vend të shenjtë ishin qytetarë të shumtë nga mbarë vendi, të cilët uruan njëri -tjetrin për më shumë begati dhe dashuri.

Kandidati i djathtë gjatë bashkëbisedimit me besimtare pjesëmarrës në këtë pelegrinazh u njoh nga afër me shqetësimet e tyre, ndërsa u zotua se vëmendja e bashkisë për kultet dhe komunitet fetare do jetë më e madhe.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)