Kandidati për deputet përplaset fizikisht me biznesmenin, Braçe: Ky është një sulm real politik dhe kriminal ndaj Lucës, këta doni në pushtet?!

Kandidati për deputet përplaset fizikisht me biznesmenin, Braçe: Ky është një sulm real politik dhe kriminal ndaj Lucës, këta doni në pushtet?!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca, dy ditë më parë në një lokal në Elbasan.

Ai shkruan se ky nuk është një film, por në një sulm real politik dhe kriminal ndaj Gjergj Lucës një investitori, prodhuesi dhe punëdhënës të madh.

Braçe shkruan se njeh Lucën dhe se nuk është një biznesmen i rëndom, ai shndërroj në fabrika përpunimi dhe prodhimi ca rrënoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh.

Zëvendëskryeministri shtoi atë e kanë sulmuar njerëz që nuk kanë bërë kurrë një punë, që urrejnë punën dhe ua mohojnë atë të tjerëve.

Sipas tij, Gjergj Lucën nuk e kanë sulmuar se është i pasur por, sepse është punëdhënës.

“Këta doni në pushtet?! Është i njëjti llum, ai që ju vodhi e ju vrau për të mbrojtur vjedhjet! I njëjti llum që ju lë pa punë sa herë kthehet në pushtet, ju vjedh, ju vret!

Duhet të përgjigjeni tani, politikë, popullore, ligjore! Koha është tani dhe është e punëtorëve.”, shkruan Braçe në fund.

Postimi i plotë: 

NUK ESHTE FILM!

ËSHTË NJË SULM REAL, POLITIK,

KRIMINAL MBI NJË INVESTITOR, PRODHUES, PUNËDHENES TË MADH!

Gjergj Lucen e njoh prej punës, në vendin e punës, prodhimit. Nuk është biznesmeni që  keni parë rëndom në këtë vend; ai qe e shihni ne Bentley, në restorante, në klube, në jaht luksi; ai qe shihni në zyra shteti, zvarre aty, për një tender apo për shumë para publike/ Gjergj Luca kurrë nuk e kërkoi një tender, as e mori.

Gjergj Luca kerkoi ca rrënoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh dhe i ktheu në fabrika përpunimi e prodhimi; I ktheu në vende pune, disa mijëra!

Aty e gjen çdo dite, ne pune; Kur nuk e gjen aty e ke ne det, jo ne jaht por ne anije peshkimi me peshkatarët e tij. Gjergj Luca sulmohet se punon, prodhon e mban me punë mijëra njerëz.

Është e ndyrë por e vërtete;

E SULMOJNË NJERËZ QË KURRË SE KANË BËRË NJË PUNË, E URREJNË PUNËN, UA MOHOJNË PUNËN NJERËZVE PREJ PAFTESISË, PADITURISË, KORRUPSIONIT DHE LIDHJEVE FAMILJARE ME KRIMIN!

Gjergj Luca nuk është si ata.

Sulmi mbi të është sulm mbi një punëtor, prodhues, punëdhënës; Çdo punëtor teë tij! Nuk e duan në punë! Nuk duan punëtore në punë!

Është banda e ndyrë e partisë kriminale që edhe të sulmon,  edhe të rreh, edhe të pushkaton!

SEPSE ESHTE PUNEDHENËS! KËTA DONI NË PUSHTET?! Është i njëjti llum, ai që ju vodhi e ju vrau për të mbrojtur vjedhjet! I njëjti llum qe ju lë pa punë sa here kthehet në pushtet, ju vjedh, ju vret!

DUHET PERGJIGJE TANI,

POLITIKE, POPULLORE, LIGJORE!

Koha është tani dhe është e punëtoreve!

Përplasja mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçit ndodhi dy ditë më parë në Elabasan.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në një lokal në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës.

Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Ndërkohë Luçiano Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Luca ka hedhur poshtë pretendimet e kadidatit për deputet të PD-së, dhe madje shton se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje duke shtuar se Luciano Boçi i ka grabitur edhe telefonin dhe se shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 20/03/2021 19:44

    Keta doni ne pushtet?Sigurisht qe populli i ndershem shqiptar nuk i do keta ne pushtet por do ata qe jane ne gjendje ti fusin keta ne burg.Por ju fatkeqesisht nuk jeni as prokurore as gjygjtare dhe keni aftesine te denoni vetem ndonje hajdut te energjise elektrike ose ata qe nuk pagaujne tatimet !Eshte e qarte se jeni hajdute vete dhe nuk e keni te drejten morale te fusni shoket e idealit ne burg!

    Përgjigju
  • LORA: 20/03/2021 14:16

    Brace djali,babalet jane ata qe kane qene qe nga 2 prilli 1991. Drejtesia ku eshte? ,,,qe ata te mos jene me kular ne vijueshmerine e shtetit te shqiptarve. Sulmi naziskin i babale bocit ndaj Gjergj Luces eshte kembane alarmi, per rrezikun qe i kanoset normalitetit dhe normalizimit te punes dhe prodhimit me nder ne Shqiperine tone. Babalet e vet-djegun i duan shqiptaret te varfer,pa pune ,me "dinjitetin"e kotheres se sherbimit social,te pashprese,,,dhe te vdekur nga covidi. Kane dale rrugeve te mundin njerzillekun e medoemos t'i vendosin vendit flaken. Drejtesia e drejte ku eshte zoti zv.Kryeminister???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë