Kandidati për President, Nenad
Çanak: Kosova s'është e Serbisë

Kandidati për President, Nenad<br />Çanak: Kosova s'është e Serbisë
Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviqit.
 
Ai premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb do ta iniciojë ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë. Çanak po ashtu synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut
 
Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye.
 
E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n.
 
Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj.
 
Në mesin e prioriteteve ai ka edhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet “pezull” dhe “pyetjet e hapura” të cilat i kanë shtetet në mes vete.
 
I pyetur nëse kundërkandidati i tij për president, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq, zgjidhet në krye të shtetit serb, a do të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se si një politikan pragmatik që është, Vuçiq do të bëjë gjithçka përveçse ta thotë haptazi se Kosova është e pavarur.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë