Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë

Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian nga partia Neo Demokracia e kryeministrit grek Mitsotakis ishte diçka që pritej. Mirëpo kjo mund të merret edhe si një provokim ndaj Shqipërisë dhe drejtësisë shqiptare.

Juristi pranë Partisë Demokratike, Indrit Sefa u shpreh në 'Repolitix' në Report Tv,  se rasti i Belerit përmban amoralitet, pasi ai është akuzuar nga Berisha në ‘95 për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa sot Berisha e kandidon në Himarë.

‘Këtë zotërinë e ka akuzuar Sali Berisha në 95 për masakrën e Peshkëpisë dhe sot e prezantoi si kandidat. Kjo është politika amorale. Ne kemi llogarinë që ky zotëri ka me drejtësinë në Shqipëri. Problemi është ky ka një çështje në Shqipëri. Nuk i hyjmë ne listës së Mitsotakis’, tha Sefa.

Avokati Loenard Karaj thotë se Beleri është futur në listën e Parlamentit Europian nga Mitsotakis për efekt elektoral në Greqi.

‘Beleri është futur në atë listë për efekt elektoral në Greqi. Nea demokracia ëhstë rrudhur krahasim me votën e djathtë. Duan të marrin pjesën e Agimit të Artë, një parti që ka dalë jashtë ligjit. Apo edhe një partie tjetër të djathtë. Beleri konsiderohet si një lloje personi që ka jnë vesturë me këto parti. Këto janë parti uiltra nacionaliste. Por Mitsotakis po bën llogari elektorale. Ai zotëria e ka pasur problemin vetëm me një njeri, Edi Ramën. 8 ditë para zgjedhjeve, Edi Rama e kërcënoi live në TV.  Mos i kërko shpagim Belerit, kur ke një kryeministër që bën sofizma nga mëngjesi deri në darkë.’, shprehet Karaj.

Ndërsa gazetari Adriatik Doçi thotë se me Belerin kemi të bëjmë me një xhambaz dhe dallkauk.

'Ky është një xhambaz që nuk është i denjë as për roje parking. Është me dosje, pa shkollë, xhambaz. Si mund të shkojë ky në parlamentin europian? Përpos aferës kur u kap duke blerë vota. Ne pamë dhe dosjen që ishte kopsitur, ka dhe një llogari të pambyllur me drejtësinë që është masakra e ‘94. Është një personazh qesharak dhe dallkauk për mendimin tim', theksoi Doçi.

Sakaq, Skerdjan Dhuli zbulon se në rast të përsëritjeje zgjedhjesh në Himarë ka një opsion që opozita e Rithemelimit dhe partive të vogla të mos marrin pjesë në zgjedhje.  

'Ka një opsion të mos marrim pjesë në zgjedhje. Jam kundër këtij opsioni, kam qenë kundër edhe në 2019 kur Basha më përjashtoi nga Këshilli Kombëtar. Është një opsion që diskutohet. Thjesht po diskutohet. Ata që e përfaqësojnë thonë se ne e fituam një herë garën pastaj na e mori Rama, futja në garë sërish do legjitimonte këtë', shtoi Dhuli.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë