Kandidimi i Clinton për Presidente
Pacolli: Lajm i madh për shqiptarët

Kandidimi i Clinton për Presidente<br />Pacolli: Lajm i madh për shqiptarët
PRISHTINE - Behxhet Pacolli e ka cilësuar një lajm të madh zyrtarizimin e kandidaturës së Hillary Clinton për Presidente të SHBA-ve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shprehet se kandidimi i ish-zonjës së parë amerikane është një lajm i madh për botën dhe veçanërisht shqiptarët.
 
Sipas Pacollit Clinton është e lidhur emocionalisht me shqiptarët dhe me Kosovën, dhe këtë e ka treguar ndër vite, ashtu si bashkëshorti i saj ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton.
 
Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Shpallja zyrtare e kandidaturës së zonjës Hillary Klinton është një lajm i madh jo vetëm për amerikanët dhe botën, por dhe për shqiptarët. E vërteta është se midis dy administratave, asaj republikane dhe demokrate ka patur vijimësi në sjelljen miqësore ndaj kombit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës, në veçanti. Por brenda kësaj vijimësie familja Klinton (Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton) shquhen posaçërisht. Zonja Klinton është e lidhur emocionalisht me Kosovën dhe unë kam patur rastin ta shoh, ta prek këtë në disa raste të takimeve të mia me të. Populli amerikan e zgjedh vetë se kush do ta drejtojë në vitet e ardhshme. Por ne shqiptarët, diaspora jonë në SHBA, kemi shumë arsye themelore ta mbështesim konfirmimin e saj në krye të demokracisë më të madhe në botë. Kështu shprehja e saj në Parlamentin e Shqipërisë “se bashkë do të jemi dhe në 100 vjetët e ardhshme”, ka më shumë kuptim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër