Kandidimi për këto poste do të jetë i hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike duke mos bllokuar kandidimin e asnjërit prej deputetëve apo anëtarëve të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së. Më pas do të jetë vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili dot fillojë procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për këto poste. Sipas praktikës së ndjekur deri më tani, pritet që Basha të çojë së paku dy emra për një post në mënyrë që Këshilli të zgjedh njërin prej dy kandidaturave.

Por kreu i PD-së do të jetë i kujdesshëm që në këto poste të vendos persona të cilët ai i ka të afërt dhe me të cilët mund të bashkëpunoi për të konsoliduar edhe më shumë postat e tij brenda Partisë Demokratike. kësisoj edhe kjo procedurë pritet që të ngjall edhe më shumë debat ndërmjet anëtarëve të PD-së ashtu siç ndodhi në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së ku një pjesë e madhe e anëtarësisë, ndonëse nënzë shprehën pakënaqësinë e tyre për procedurën e ndjekur nga kryetari i PD-së në shpalljen e rezultatit.