'Kanë më shumë pikë, por jemi më të fortë', Bushi flet për ndeshjen me Kosovën. Kapiteni: Duam tre pikët

Kombëtarja shpresa do të luajë të martën në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen kualifikuese të Euro 2021 kundër Kosovës, një kundërshtari që shpreson të kualifikimi, ndryshe nga kuqezinjtë. Për këtë sfidë trajneri Alban Bushi është shprehur:

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, një ndeshje me emocione. Kosova ka lojtarë shumë të mirë në përbërje, ka më shumë pikë se ne, por kjo zdo të thotë se janë më të mirë se ne.”

Ndërkohë futbollisti i Teutës Sherif Kallaku, i cili në këtë sfidë do të jetë edhe kapiteni i kuqezinjve është shprehur:

“Duhet të theksoj se kualiteti te ne është pak më I lartë se ata. Kemi zhvilluar stërvitje dhe mendoj se do ta përballojmë mirë këtë ndeshje.”

I pyetur nëse ndeshja me Kosovën do të jetë një vëllazërore Kallaku është përgjigjur.

“Normalisht ndeshja vallëzore mund ta quajmë, por përderisaa janë kualifikuese mendoj se është detyrim tre pikëshi. Ne nuk do futemi për ndeshje vëllazërore, por do futemi për ta fituar atë.”

Pas 4 ndeshjes në Grupin 3 Shqipëria renditet në vendin e pestë me 2 pikë, ndërsa Kosova në vendin e tretë me 6 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla