Kangjellat anash rrugëve, Veliaj reagon ashpër: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze të lobuara nga lokalet dhe lavazhet

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve. Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve. 

“Kam parë këtë javë disa vendime skandaloze gjykatash, të cilat urdhërojnë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat mbrojtëse anash rrugëve. Flas për rrugën e Kombinatit dhe rrugën “Dritan Hoxha”. Ato kangjella e kanë çuar në zero nivelin e aksidenteve të fëmijëve apo të të moshuarve. Sigurisht, edhe në Londër, edhe në Paris, kam parë kangjella mbrojtëse në rrugët kryesore, për të orientuar qytetarët që të kalojnë vetëm në semafor. Këto janë vendime gjykatash që i lobon një gomisteri, që i lobon një lavazh apo një lokal. Ndaj, kur më keni parë që e përshëndes reformën në drejtësi, bëhet fjalë edhe për raste të tilla, krejtësisht banale, kur Bashkia e Tiranës merr një masë administrative, kurse gomisteria, lavazhi apo lokali paguajnë gjykatësin të urdhërojë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat që mbrojnë jetë. Kjo nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

 

Vendimi per heqjen e kangjellave

 

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Veliaj ngriti sot shqetësimin, ç'ndodhi në aksidentin që tronditi Tiranën 5 vite më parë! Gruaja do të kishte shpëtuar nëse do ishin kangjellat

1627131082_dhurataprifit.jpg

Kangjellat dhe viktima Dhurata Prifti

Kreu i Bashkisë së Tiranës ngriti sot shqetësimin për disa vendime gjykatash që kanë urdhëruar Bashkinë të heqë kangjella të vendosura në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet. Veliaj tha se këto kangjella kanë shpëtuar jetë.

Por kur ka nisur ky diskutim në Tiranë? Shqetësimi nisi pas një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur në kryeqytet plot 5 vite më parë. Në korrik të vitit 2016 u mor zvarrë nga një makinë në kryqëzimin e rrugës "Jordan Misja" me Unazën pranë Arshivit të shtetit, Dhurata Prifti, 37 vjeçe. Bashkë me dy fëmijët e saj, ajo po kalonte rrugën kur një automjet "Benz" me shpejtësi i përplas të tre dhe largohet menjëherë nga vendngjarja. Pasi përplas fëmijët ai merr para nënën që përfundon nën makinë dhe kur qytetarët i kërkojnë të ndalojë shoferi automjetit shton shpejtësinë. Autori i këtij aksidenti Andrea Memollari, 20 vjeç, u dënua më vonë me 6 vite burg.

Por vetëm disa ditë pas këtij aksidenti Bashkia Tiranë mori vendimin që të rrethonte trotuarin me kangjella, iniciativë që e ndërmori edhe për rrugë të tjera në kryeqytet.

Shqetësimi për heqjen e kangjellave është rikthyer sot nga kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, i cili i akuzon gjyqtarët se favorizojnë pronarët e lokaleve dhe lavazheve.

 

 

VIDEO/ Nga aksidenti
M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?



×

Lajmi i fundit

John

Berisha i cilësoi shpifje dosjet për ‘Non Grata’, Kim e prerë: SHBA serioze në luftën me korrupsionin, me ju edhe përtej 30 viteve të ardhshme