BERAT- Një 29 vjeçar është arrestuar në Berat pasi kanosi një person.
Sipas informacioneve nga policia, 29 vjeçari me iniciale A.A., kanosi 41 vjeçarin me iniciale E.D. Pas njoftimit të marrë policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku iu gjet dhe sekuestrua një shkop goditës metalik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kanosja".
Komento